Maqedonia bëhet pjesë e Brezit të gjelbër evropian

Zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Stevo Temellkovski, sot në Berlin do ta nënshkruajë deklaratën për Brezin e gjelbër evropian.

Iniciativa përdoret si mjet për vendosjen e zonës mbrojtese ndërkufitare me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së specieve të egra.

Brezi i gjelbër në Maqedoni, si pjesë e Brezit të gjelbër ballkanik, shtrihet me gjatësinë e kufirit të Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje, duke përfshirë ekosistemet pyjore, malore, me bar dhe ekosistemet ujore.

Sipërfaqja e brezit të gjelbër të Maqedonisë është 5.125 kilometra me një metër katror që paraqet rreth 19,9 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Përfshin 11 zona të mbrojtura dhe ato janë: parqet kombëtare Pelister, Mavrovë dhe Galiçicë, monumentet e natyrës, Liqeni i Ohrit, i Prespës dhe i Dojranit, Burimet e Vevçanit, Ujëvara e Smollarit, Ujëvara e Koleshinit dhe Majdani, si  dhe parku natyror – Ezerani në Liqenin e Prespës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button