Rita Ora shkëlqen në “GQ Awards” (Foto)

Mbrëmjen e së martës, Rita Ora kaloi në tapetin e kuq për të marrë pjesë në dhënien e çmimit “Mashkulli i Vitit” nga ana e revistës “GQ”.

Këngëtarja 22-vjeçare për t’u vendosur në qendër të vëmendjes kishte zgjedhur një fustan stil “zebra” me vija të verdha e të zeza, me shpinë të zbuluar, ndërsa grimi ishte menduar disi më i vecantë.

Pak para nisjes së ceremonisë, Rita postoi një status në profilin e saj në Twitter, ku falenderonte Ema Ousborne për veshjen dhe grimin që kishte përzgjedhur.


Lajme të ngjashme

Back to top button