Beogradi dikton listën serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ministri pa portfel në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se serbët në Kosovë do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e ardhshme lokale, por “pasi të binden personalisht se fletëvotimet janë neutrale sa i përket statusit”

“Që nga ai moment ne jemi të gatshëm të përfundojmë çdo gjë. Serbia është shtet serioz”, citon RTS të ketë deklaruar Vulin në emisionin e sotshëm të mëngjesit. Sipas tij përfaqësuesit e komunave të pjesës veriore të Kosovës “janë marrë vesh kollaj rreth daljes në zgjedhje” dhe se pret dalje masive të qytetarëve në to, transmeton koha.net.

“Që të mbijetojnë dhe të mbesin, ata duhet të sundojnë Kosovën e metohinë, të marrin në duar të veta fatin dhe kjo është e vetmja mënyrë”, është shprehur ai. Sipas tij për listën unike janë marrë vesh serbët e Kosovës.

“Në listën unike janë njerëz nga Rajonet e Bashkuara të Serbisë, që nuk janë në koalicionin qeverisës, dhe iniciativa qytetare. Është çështje e marrëveshjes së tyre”, është arsyetuar ai pse mungon DS-ja.

Afati për dorëzimin e listave zgjedhore skadon sonte, në mesnatë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button