UPDATE: Përfundoi takimi ndërmjet myftiut, mitropolitit dhe Zijadin Selës

Mitropoliti Timotej, myftiu i Strugës, Salim Sulejmani dhe kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela, sot u takuan në ndërtesën e komunës së Strugës për ndërtimin e kishës në fshatin Oktisi, pas kundërshtimit të popullatës muslimane të këtij fshati.

Takimin që u mbajt me iniciativë të kryetarit Sela, e vlerësuan pozitivisht përfaqësuesit e të dyja bashkësive fetare, njofton A1on.

Pas bisedës njëorëshe, mitropoliti Timotej paralajmëroi se takimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e zgjidhjes për ndërtimin e kishës “Shën Dimitri” në Oktisi.

Myftiu i Strugës Sulejmani tha se si përfaqësues të bashkësive fetare janë të obliguar t’i ruajnë edh islamin edhe krishterimin. 

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Myftiu i Strugës,  Salim Sulejmani dhe mitropoliti Timotej sot do të takohen me kryetarin e Strugës Zjadin Sela, për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar në fshatin Oktisi, ku duhej të vendosej gurthemeli i kishës “ Shën Dimitri”. 

Pas pengimit për vënien e gurthemelit të kishës javën e kaluar dhe tensionimit të situatës, tani ajo është e qetë, edhe mund të vërehet një tendosje te të dyja palët.

Nga përfaqësuesit e Kishës ortodokse maqedonase është kërkuar që të shtyhen vënia e gurthemelit deri sa të gjindet një zgjidhje kompromisi. 

Në Oktisi jetojnë rreth 4 mijë banorë, prej të cilëve reth 10% janë maqedonas ortodoksë, ndërsa të tjerët janë shqiptarë dhe myslimanë maqedonas, ose siç e quajën ata veten torbeshë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button