Kovaçevski në pritjen e Zjarrit të Shenjtë: Ky është një moment i rëndësishëm i memories kishtaro – nacionale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe një delegacion solemn i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me prezencë të përfaqësuesve të gardës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, ka pritur delegacionin shtetëror dhe kishtar, të cilët kanë sjellë Zjarrin e Shenjtë nga Jerusalemi në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit, për herë të parë, delegacioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni kishtar të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të marrjen e Zjarrit të Shenjtë në Bazilikën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, pa qenë pjesë e delegacionit të një shteti tjetër. Zjarrin e Shenjtë e kan marrë personalisht përfaqësues të delegacionit shtetëror dhe kishtar të Maqedonisë nga Patriarku i Jerusalemit dhe e kanë sjellë në vend.

“Kryeministri Kovaçevski porositi se, prezenca personale e delegacionit shtetëror dhe kishtar në Jerusalem dhe sjellja e drejtpërdrejt të Zjarrit të Shenjtë në vend, është edhe një moment i rëndësishëm në memorien nacionale dhe kishtare maqedonase, e bën të veçantë festimin e sivjetëm të festës më të madhe krishtere – Pashkët”, njoftuan nga Qeveria.

Pas ceremonisë së pritjes në aeroportin e Shkupit, meshtarët ia përcjellën zjarrin e shenjtë kreut të KOM-it, kryepeshkopit Stefan.

Kujtojmë se, në maj të vitit 2022, Kisha Ortodokse Serbe pranoi dhe njohur autoqefalinë e Kishës ortodokse maqedonase – kryepeshkopatës së Ohrit (KOM-KO), duke i dhënë kështu fund mosmarrëveshjeve 55 vjeçare midis dy kishave.

Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha jonë ortodokse është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button