Hetim kundër një shkupjani i cili transportonte marihuanë në qarkoren e Shkupit

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 24 vjeçari, banor i fshatit Gërçec, për të cilin ka dyshim të bazuar se ka kryer veprën penale prodhim i pa autorizuar dhe shitje të drogave narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë, transmeton Portalb.mk.

Nëpunësit policorë mbrëmjen e djeshme kanë tentuar ta ndalin automobilin me të cilin ka drejtuar i dyshuari në qarkorkoren Stajkovcë, por ai ka rritur shpejtësinë e lëvizjes dhe është arratisur. Në një moment, automjeti ka hedhur një thes najloni i cili përmbante mbi 1,2 kilogram drogë narkotike – marihuanë. Më pas ai ka ndalur automjeti, është legjitimuar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi më e vogël e marihuanës edhe mes dy ulësve të përparme të autmojetit.

Nga PTHP informuan se, i dyshuari ka pranuar se ka poseduar marihuanë të cilën ka tentuar ta largojë. Është propozuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button