Një postim në Facebook ringjall gënjeshtrën se Michelle Obama ishte burrë

Michelle Obama nuk ka qenë kurrë burrë. Ajo lindi si Michelle LaVaughn Robinson në janar 1964 dhe ka lindur dy vajza. Nuk është hera e parë që Michelle është keqinterpretuar në postime manipuluese se dyshohet se nuk është grua. Mjegullnaja të tilla vijnë pothuajse gjithmonë nga qarqe që janë të prirur ndaj teorive konspirative dhe për të bindur sa më shumë njerëz për gënjeshtrën, ata përdorin mjete për të modifikuar fotot, duke i bërë mendjelehtët të dyshojnë edhe në fakte të dukshme, shkruan Vërtetmatësi.

Ne po shqyrtojmë një postim në Facebook që sugjeron se ish-zonja e parë Michelle Obama ka qenë burrë.

Birra e re e Bud Light Mike.
Përpara birrës – Big Majk
Pas birrës – Michelle Obama, 
thuhet në postim.

Postimi shoqërohet me një foto që dyshohet se tregon Michelle Obama kur ishte burrë.

Nuk është hera e parë që Michelle Obama është keqinterpretuar në postime manipuluese se gjoja nuk është grua. Mjegullnaja të tilla vijnë pothuajse gjithmonë nga qarqe që janë të prirur ndaj teorive konspirative dhe për të bindur sa më shumë njerëz për gënjeshtrën, ata përdorin mjete të redaktimit të fotografive, fotoshopojnë fotografitë, duke i bërë mendjelehtët të dyshojnë edhe në fakte të dukshme.

Vërtetmatësi tashmë ka zhvlerësuar një pjesë të tillë informacioni që sugjeronte përmes një fotografie të ndryshuar në mënyrë digjitale se Michelle Obama është një burrë.

Në vitin 2020, një version i përmirësuar i këtyre pretendimeve të rreme po qarkullonte, duke pretenduar se Michelle Obama, e lindur me emrin Michael Lavan Robinson, ishte në fakt – një burrë. Lajmet e rreme në internet në lidhje me Michelle Obama janë përhapur veçanërisht që kur ajo filloi të shprehte hapur mbështetjen e saj për Joe Biden në garën e tij presidenciale kundër Donald Trump, që përfundoi me fitoren e tij.

Pretendimet se Michelle Obama ishte një burrë janë hedhur poshtë nga shërbime të tjera të kontrollit të fakteve si Reuters dhe Politfact.

Politfact kontrolloi pretendimin se Michelle Obama votoi si burrë në zgjedhjet e vitit 1994 në Illinois dhe gjeti se ishte një gënjeshtër.

Matt Dietrich, zyrtar i informacionit publik për Bordin e Zgjedhjeve të Shtetit të Illinois, i tha Politifact se agjencia nuk ruan kartat origjinale të regjistrimit të votuesve, por ata nuk kanë të dhëna për të dhënat personale të këtij votuesi (Michelle Obama) që tregojnë ndonjë gjini tjetër përveç asaj femër.

Michelle Obama lindi si Michelle LaVaughn Robinson në janar 1964 dhe ka lindur dy vajza.

Prandaj, ne e vlerësojmë pretendimin në postim si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button