Nëse jeni një gamer këto janë smartfonët që duhet të blini

Ditën e sotme Asus prezantoi dyshen më të fundit gaming, Asus ROG Phone 7 dhe ROG Phone 7 Ultimate, raporton PCW. Ndërtuar rreth procesorit të njëjtë Snapdragon 8 Gen 2, telefonët vinë me 16GB RAM LPDDR5X(8533Hz) dhe deri në 512GB memorie UFS 4.0.

Por ku ndryshon Ultimate nga versioni bazë? Vjen me portalin AeroActive i cili hapet për të lejuar hyrjen e ajrit të ftohtë direkt në sistemin e ftohjes dhe ka ekranin ikonik ROG Vision në pjesën e pasme.

Asus flet për përmirësime të mëdha të performancës gaming me flagshipët e rinj. Sistemi GameCool7 i ftohjes është më i madh dhe më i mirë në çdo aspekt.

Bazohet mbi një shtresë “Boron Nitride” dhe ka një hapësirë prej 16,000mm2 dhe si rezultat sjell një përmirësim me 10 përqind në efikasitet termik.

Kompania ka postuar edhe disa shifra të performancës gaming ku ROG Phone 7 Ultimate arrin të prodhojë 60.9fps mesatarisht dhe një temperaturë maksimale prej 35.7 gradë celsius në pjesën e pasme. Xiaomi 13 Pro, smartfoni më i afërt në performancën gaming, prodhon 58.5fps mesatarisht dhe arrin një temperaturë maksimale prej 43.6 gradë celsius.

Të dy modelet ROG Phone 7 kanë ekran 6.78-inç 2448x1080p prodhuar nga Samsung me teknologjinë AMOLED dhe një ndriçim maksimal prej 1500nits. Paneli mbështet frekuencë rifreskimi deri në 165Hz.

Njëlloj si gjenerata e kaluar telefonët ROG vinë me dy bateri secili prej 3,000mAh ose në total prej 6,000mAhz. Bateria karikohet me teknologjinë 65W.

Sistemi i kamerave përbëhet nga një sensor parësor i pasëm prej 50-megapiksel IMX766, 13-megapiksel ultrawide dhe sensor macro 5-megapiksel.

Telefoni mund të blihet nga dita e sotme në Evropë dhe Tajvan me çmime që fillon nga 999 dollarë për ROG Phone 7 dhe 1399 dollarë për ROG Phone 7 Ultimate. Ky i fundit vjen në paketim me Asus X Mode dhe AeroActive Cooler 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button