Loja e re e futbollit nga EA nuk ka më emrin FIFA

Kompania EA ka nxjerrë disa detaje mbi lojën më të re të futbollit e cila tashmë nuk do të mbajë më emrin EA FIFA,por do të ketë emrin EA Sports për shkak se kompania mbylli marrëveshjen me organin më të lartë drejtues të futbollit në mbarë botën.

“Ne po ndërtojmë mbi 30 vjet lidership dhe histori duke krijuar përvoja që bashkojnë komunitetin global të futbollit dhe vazhdojmë ta çojmë atë në një të ardhme të parë të tifozëve,” tha përfaqësuesi i EA Sports FC. Kompania në versionin e 2023 do të sjellë inovacion me disa elementë të rinj, transmeton pcworld.al.

Loja do t’iu japë përdoruesve mundësi të zgjedhin një ekip nga ligat më të mira si ajo angleze,spanjolle,italiane apo gjermane. Adhuruesit e kësaj loje do të kenë mundësi të zgjedhin lojtarët e tyre të preferuar sepse do të jenë me qindra futbollistë që do të jenë në këtë lojë.

Arsyeja se pse kompania ka hequr dorë nga bashkëpunimi me FIFA-n është sepse FIFA kërkonte rreth 1 miliard dollar në vit për përdorimin e emrit të saj. Mbetet për tu parë se çfarë veçorish të tjera do të ketë loja dhe a do të arrijë suksesin e mëparshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button