Ndërtimi i një kompjuteri gaming me procesor Ryzen 7000 bëhet më pak i kushtueshëm

Kur linja e re e procesorëve AMD Ryzen 7000 debutoi në Vjeshtën e vitit që lamë pas, çipet në vetvete dukeshin të mrekullueshëm në letër sidomos flagshipi Ryzen 9 7950X dhe modeli buxhetor Ryzen 5 7600X, raporton PCW. Megjithatë kostoja e lartë e pllakave amë prej 250+ dollarë dhe çmimi prej 300 dollarësh i procesorit më të lirë të Ryzen 7000 nuk bënin sens, të paktën për xhepat e përdoruesve.

Pasi AMD premtoi në CES 2023 pllaka amë prej 125 dollarësh, modelet e para prej 150 dollarësh kanë filluar të shfaqen. Por në tërësi pllakat amë AM5 kishin kosto më të lartë se AM4 në momentin e debutimit.

E gjitha pritet të ndryshojë me debutimin e pllakave A620 krahas B650 dhe X670.

ASRock A620M-HDV/M.2 është shfaqur në distributorët online me çmim prej 85 dollarësh dhe mbështet vetëm variantet 65W Ryzen 5 7600, Ryzen 7 7700 dhe Ryzen 9 7900 ndërsa ASRock A620M-HDV-M.2+ prej 100 dollarësh mbështet çipet 120W si Ryzen 5 7600X, Ryzen 7 7700X, Ryze 7 7800X3D, Ryzen 9 7900X3D dhe Ryzen 9 7950X3D.

Edhe prodhuesit e tjerë si ASUS pritet ti bashkohen ASRock me modelet buxhetore duke lançuar TUF A620M Gaming Plus Wi-Fi dhe Prime A620M Plus.

Këto pllaka amë ndajnë funksionalitete të ngjashme si vetëm një hyrje x16 PCIe 4.0 dhe disa porta SATA. Krahasuar me B650, që ishin modelet e para “buxhetore” A620M nuk ka linjat PCIe M.2 por ende mbështet memorie DDR5 si pllakat e tjera AM5.

Numri i portave USB në këto pllaka varion, por asht edhe kanalet RAM. Me çmimet e memories DDR5 në rënie, tashmë është momenti i duhur për ndërtimin e një kompjuteri me harduer të mesëm mbi procesorët Ryzen 7000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button