Lord of the Rings: Heroes of Middle-Earth vjen në Android dhe iOS

EA do të lançojë një lojë mobile falas për tu luajtur titulluar Lord of Rings: Heros of Middle-Earth më 10 Maj duke shënuar lojën e parë LOTR që prej 2009, raporton PCW.

Gjithashtu lançoi trailerin e parë duke treguar mënyrën e lojës, menutë dhe shumë të tjera. Është një prej pesë lojërave LOTR aktualisht në zhvillim nga Embracer duke përfshirë edhe titullin e shumëpritur Lord of the Rings: Gollum.

Traileri zbulon karakteret e magjistarëve, luftëtarëve dhe endacakëve si dhe karaktere të tjera klasike të LOTR. Në të njëjtën kohë sjellë në Tokë të Mesme me diversitet më të lartë.

Heroes of Middle-Earth përfshin edhe karakteret nga Lord of the Rings dhe the Hobbit. EA tha se lojtarët do të përjetojnë eksperiencë ikonike nga bota e Tolkien duke të luftuar të keqen më të madhe të Tokës së Mesme.

Loja vjen më 10 Maj në iOS dhe Android ndërsa regjistrimet janë hapur nga ky moment. Ndërkaq Lord of the Rings: Gollum debuton në konsola dhe PC më 25 Maj.

Në dy vitet e ardhshme Embracer do të zhvillojë edhe tre tituj të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button