RMV, prej sot ngrihen çmimet e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve: Domatja 70 denarë, qepa 60, grosha 75…

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për ngririjen e çmimeve të 11 pemëve dhe perimeve, e cila do të zgjatë deri më 30 prill, njofton Portalb.mk.

Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni.

  • Domate: 70 denarë
  • Tranguj: 75 denarë
  • Qepë: 60 denarë
  • Lulelakër: 70 denarë
  • Speca: 90 denarë
  • Groshë: 75 denarë
  • Thjerrëza: 110 denarë
  • Babane: 70 denarë
  • Mandarina: 60 denarë
  • Portokall: 55 denarë
  • Limona: 55 denarë

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vendimi është marrë sipas analizave që kanë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë Doganore, në të cilat është vërejtur se ka pasur marzhe të mëdha që kanë arritur deri në 250 për qind gjatë muajit mars.

“Kemi folur edhe për uljen e detyrimeve doganore dhe të gjitha çmimet e importit janë llogaritur me doganë të integruar. Prandaj nuk vlen arsyetimi se paguhen dogana 30 apo 40 për qind, prandaj rriten çmimet dhe shiten me atë marzh. Nuk është llogaritur TVSH prej 5 për qind, që është për çdo produkt që renditet në këto produkte”, ka deklarauar paraprakisht Bekteshi.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit.

Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button