Aktori Refet Abazi promovoi romanin “I kujt ishte Joni” të përkthyer në bullgarisht

Libri i aktorit Refet Abazi, “I kujt ishte Joni” i përkthyer në bullgarisht, u promovua në Qendrën Kulturore dhe Informative të Sofjes. Libri është botim i KVC-së, dhe u promovua nga Krasimira Coneva, transmeton Portalb.mk.

“Roman për jetën, që është gërshetim ​​vuajtjesh, gëzimesh e shqetësimesh që e shoqërojnë njeriun dhe e ndërtojnë si njeri. Një libër për dashurinë dhe traditat, për marrëdhëniet midis brezave dhe transmetimin e vlerave morale dhe shpirtërore. Një histori thellësisht njerëzore e përqendruar rreth një të riu që kërkon veten”, thuhet në recensionin e veprës letrare të Abazit.

Foto nga promovimi, nga Refet Abazi

Historia tregon për Jonin, një djalë shtatë vjeçar dhe vetëtimën që kalon nëpër të. Ai incident i jep atij aftësi të pazakonta – ai mund të shohë gjëra me të cilat do të ndeshet vite më vonë. Ai kthehet në një djalë të ri që do të përjetojë dridhjet e para të dashurisë dhe më pas duhet të bëhet bashkëshort dhe baba…

Refet Abazi (Tetovë, 1964) është aktor, shkrimtar, dramaturg dhe pedagog. Është fitues i shumë çmimeve si aktor teatri dhe ka edhe role të paharrueshme në film.

Ai luajti rolin kryesor në The Forgiveness of Blood (Falja e gjakut), me regji të Joshua Marston, i cili fitoi Ariun e Argjendtë në Festivalin e Filmit në Berlin në 2011, pastaj në Vera ëndërron për detin (pjesëmarrje në programin Panorama në Festivalin e Filmit në Venecia 2021), si dhe një rol në serialin e njohur Besa.

Abazi është autor i dy romaneve dhe i disa dramave. Si profesor i aktrimit dhe artit teatror, ​​ai ka edukuar shumë gjenerata aktorësh, të cilët aktualisht luajnë në skenat e teatrit në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button