Vogëlushja Jana ka qenë e infektuar me kovid para gjashtë muajsh, para se të vdiste ka pasur reaksion inflamator-muskulor  

Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale për rastin me mjekimin e pacientes gjashtëvjeçare Jana në Spitalin Klinik Manastir, ka konstatuar se sipas anamnezës, kontrolli klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapa përkatës në lidhje me analizat, trajtimin dhe operimin e pacientes, transmeton Portalb.mk.

“Nga anamneza ka të dhëna për kalimin e kovidit para gjashtë muajve. Pasi janë bërë analizat laboratorike gjetjet kanë treguar reagim të inflamacionit-muskulor me vlera të ngritura të kreatinës kinazë dhe kreatinës kinazë MB, në kuadër të infeksionit viral i cili e ka përfshirë muskulin e zemrës me vlerë të lartë të enzimat të zemrës – troponin. Pas përkeqësimit të gjendjes, konkluzioni i Komisionit është se janë ndërmarrë hapa të nevojshëm në pajtueshmëri të mjekësisë bazuar në prova dhe gjendje klinike të pacientes. Raporti i plotë për mbikëqyrje profesionale do të dorëzohet në Prokurori”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, më 23 mars ka ndërruar jetë vogëlushja 6-vjeçare Jana nga Manastiri. Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhra dhe udhëzime që të kryhen të gjitha kontrollet e domosdoshme për t’u zbuluar arsyeja e vdekjes së vajzës.

Gjashtëvjeçarja Jana ka ndërruar jetë ne spital pasi që është pranuar me simptoma të ftohjes. Babai i saj në media tha se fëmijës i është matur sheqeri i cili ka qenë në vlerë 9-të, ndërkaq në spital i kanë dhënë infuzion me glikozë.

Por, Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas mbikëqyrjes nuk ka konstatuar mangësi në korniza të kompetencave.

“Fëmija u soll për kontroll në repart më 22.03.2023 pasi rreth orës 10 pa udhëzim paraprak nga mjeku amë. U pranua për kontroll nga pediatër speciaist, i cili ka krijuar “udhëzim urgjent” me diagnozë E86 – dehidrim në orën 10:07. Është marrë informacion anamnestik për rritje të temperaturë prej para tri ditësh dhe dhimbje në fyt, për çka e ëma i ka dhënë sirup “Koalmacin”. Një ditë para pranimit dhe pa temperaturë të lartë, me të vjella në dy raste, ndërsa nga mbrëmja me të enjta në kapaket e syrit dhe dhimbje në këmbë, pas çka e ëma e ka ndërprerë sirupin”, sqarohet në informacionin e inspektoratit.

Më pas, thuhet në raport, nga kontrolli klinik është konstatuar enjte e kapakëve të syrit, harqe hiperemike në zonën tonsilofaringeal dhe gjuhë e veshur. Më pas është dhënë udhëzim për laborator biokimik – statusi urinar, glukozë dhe acid-bazik, janë marrë mostrat e gjakut dhe urinës për analizë dhe më pas është dhënë terapia – “Hypoglusal 1” – 500 mililitra nga të cilat 250 mililitra ishin 5 për qind glukozë dhe 250 mililitra klorur natriumi 0,9 për qind, si dhe një ampulë “Bedoxin”.

Pas rezultateve të marra, në orën 10:45 janë marrë analiza të gjera – pasqyrë e gjakut, statusi i enzimave, produktet e degradimit, statusi i glukozës dhe proteinave, elektroliteve dhe lipideve.

“Pas përfundimit të infuzionit, gjendja është përkeqësuar. Ka ardhur deri te paraqitja e rraskapitjes, zbehjes, takikardisë dhe përgjumjes. Mjekja që ka kryer fillimisht kontroll ka kërkuar ndihmë nga pediatri i dytë prezent. Fëmija është transferuar nga spitali ditor në dhomën për kujdes gjysëm intensiv në repart dhe është vendosur në monitor dhe mbështetje të oksigjenit. Janë bërë dy incizime EKG në orën 12:34 dhe 12:42 dhe është kërkuar ekzaminin nga anesteziologu i institutit. Në ndërkohë, zemra e fëmijës është ndalur, pas çka është bërë reanimim. Është konsultuar edhe pediatri specialisht nga ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve nga reparti i kardiologjisë dhe neurologjisë, për transport në atë institut shëndetësor. Me rekomandim të specialistit – anestezioog në spital janë bërë analiza shtesë në statusin e enzimës dhe acido – bazës në orën 13:34 dhe 13:49. Për shkak të përkeqësimit të mëtejmë të gjendjes, në orën 14 fëmija është transferuar në shërbimin për mjekim intensiv, ku është bërë reanimin kardio pulmonal dhe është dhënë terapi, por pa sukses. Në orën 15:20 është konstatuar vdekja nga ana e anestezioogut”, thuhet në raportin e inspektoratit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button