Akademia ushtarake me dekan të ri

Në një seancë solemne të Këshillit mësimor-shkencor të Akademisë ushtarake, në prani të ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, koloneli Orce Popovski u zgjodh dekan i ri i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. 

Me këtë rast, ministri Xhaferi theksoi gatishmërinë e Ministrisë së mbrojtjes për t’i dhënë mbështetje të plotë kuadrit mësimoro-shkencor të Akademisë për kryerjen e të gjitha detyrave që burojnë nga Ligji për Akademi ushtarake.

Sipas Xhaferit, është me rëndësi të theksohet se për dallim nga periudha para vitit 2009, tani kadetët, krahas diplomës për oficerë të armatës marrin edhe diplomë civile, me çka kanë mundësi të zgjedhin edhe profesione të tjera.

Ministri u bëri thirrje Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza që ta shfrytëzojnë mundësinë e dhënë dhe të paraqesin kandidatë për nevojat e tyre për shkollimin në sistemin civil të Akademisë Ushtarake. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button