Kreu i KMSH, Selim Muça uron besimtarët musliman për festën e Bajramit

Përfundimi i muajit të Ramazanit shënon edhe një nga festat më të dashura për besimtarët myslimanë, atë të Fitër Bajramit. Me këtë rast, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, i drejtoi një mesazh urimi të gjithë besimtarëve.

“Nesër është bajram dhe me këtë rast I uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin gëzuar Fitër bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja. 
Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Zoti thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet dhe të falur” thuhet në mesazhin e përcjellë nga Selim Muca./Ora News.

Lajme të ngjashme

Back to top button