Testohet tuneli nënujor nën Bosfor, Erdogan pasagjeri i parë (VIDEO)

Testohet tuneli nënujor hekurudhor Marmaras nën Bosfor, i cili është i gjatë 13.6 km dhe 60 m nën nivelin e detit.

Kapaciteti i trenit është 75 mijë pasagjerë në orë për dy drejtimet. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ishte një ndër pasagjerët e parë.

Për ndërtimin e tunelit janë investuar pesë miliardë dollarë. Qeveria turke vlerësojnë se Marmari nuk është vetëm transport lokal, por ky projekt e lidhë hekurudhën nga Londra deri në Peking.

Hapja e tunelit në mënyrë ceremoniale është planifikuar më 29 tetor. /Portalb

Back to top button