Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin për pafajshmërinë e Mijallkovit dhe “Alfave” në rastin “Tortura”

Gjykata e Apelit në Shkup njoftoi se e ka konfirmuar aktgjykimin për lirim nga akuza që Gjykata Themelore Penale e miratoi kohë më parë për ish-drejtorin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov dhe pjesëtarët e ish-njësitit policor “Alfa” në rastin “Tortura”, njofton Portalb.mk.

“Këshilli i Gjykatës së Apelit – Shkup ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për shqyrtim, nuk përmban shkelje të theksuara të dispozitave të Kodit Civil dhe saktë është vërtetuar gjendja faktike, ndërsa gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj ka konstatuar gjendje faktike të ndryshme nga ajo e paraqitur në aktakuzën e paraqitur dhe të specifikuar të Prokurorisë Themelore Publike Shkup”, kumtuan nga Apeli.

Gjykata Themelore Penale e Shkupit pafajësinë e tyre e shpalli më 23 korrik të vitit 2021. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit (PTHP) e ankimoi aktgjykimin, ndërsa Gjykata e Lartë i propozoi Apelit të refuzojë ankesën e prokurorisë hierarkisht më të ulët dhe të konfirmojë lirimin.

Në rastin “Tortura”, Sasho Mijalkov dhe një grup pjesëtarësh të “Alfave” të policisë u akuzuan për trajtim çnjerëzor gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit, përpara restorantit “Vodenica” në Shkup më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Rasti u hap më 23 qershor të vitit 2016, i nxitur nga ish Prokuroria Speciale e Maqedonisë (PSP). Rasti ka të bëjë gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike dhe e gjithë kjo të filmohet.
Sipas Prokurorisë, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore, për hakmarrje politike.

Në bankën e të akuzuarit, në 50-të seancat e kaluara kanë qëndruar Mijalkov, bashkë me gjashtë përfaaqësues të tanimë të “Alfa”-ve, shefi Ivica Ançevski – Puki dhe pjesëtarët tjerë: Novica Stankovski, Petar Milloshevski, Filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe Metush Shabani.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Penale, të cilin sot e konfirmoi Apeli, gjykatësja Aleksandra Risteska tha se prokuroria nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të bazuar se janë fajtorë për torturë dhe trajtime e dënime të tjera mizore, çnjerëzore apo poshtëruese.

LEXO: Aktgjykim lirues për Mijallkovin në lëndën “Tortura”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button