Pesë ekipe të rinjsh do të zhvillojnë zgjidhje për mbrojtjen e tokës me para nga programi “Upshift”

Pesë ekipe të përbërë nga të rinj në moshë prej 13 deri në 19-vjeç kanë fituar nga 120.000 denarë që t’i realizojnë zgjidhjet inovative për përmirësimin dhe mbrojtjen e burimeve të tokës në komunitet dhe të harmonizohem me pasojat e ndryshimeve klimatike, njofton Portalb.mk.

Inovatorët janë zgjedhur në kuadër të programit “Upshift”, në të cilin 10 ekipe të shkollave të mesme nga Shkupi, Tetova, Koçani, Shtipi, Dellçeva, Manastiri dhe komuna e Dollnenit kanë marrë pjesë në punëtorin treditore për rregullimin e dizajnit. Nën udhëheqjen e mentorëve dhe profesorëve, të gjitha ekipet kanë pasur mundësi t’i zhvillojnë idetë e tyre dhe të përfitojnë shkatësi praktike.

Pesë ciklet e fundit të programti “Upshift” janë fokusuar në zgjidhjet e të rinjve për sfidat ekologjike, dhe mbi 250 të rinj kanë marrë pjesë në këto cikle tematike, të zbatuara me mbështetjen e Suedisë dhe në partneritet me Fondin për Invovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

“Mënyra në të cilën fëmijët dhe të rinjtë reagojnë ndaj këtij cikli të “Upshift” është sërish tregues për shkathtësinë e tyre që të gjejnë ide inovative, kur u është siguruar hapësirë që lirshëm dhe në mënyrë kreative të mendojmë. I përgëzoj këta të rinj për angazhimin dhe idetë e shkëlqyeshme dhe shpresoj që të paraqesin inspirim për moshatarët e tyre dhe të nxisin ndryshime pozitive në lidhje me mjedisin jetësor dhe përmirësim të klimës”, porositi Patricija Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në RMV.

Ekipi i shkollës profesionale “Pançe Arsovski” nga Shkupi do të punojë në ndërtimin e serrës së lëvizshme, e cila do të mund të matë sasinë e ujit në tokë, lagështinë e serrës dhe temperaturën në serë.

Ekipi i shkollës profesionale “Vëllezërit Miladinovci” nga Shkupi do të prodhojë biohumus përmes kultivimit të krimbave kalifornian dhe përdorimit të plehrave organike dhe mbetjeve bimore.

Ekipi i Shkollës Profesionale “Metodi Mitevski Brico” nga Dellçeva do të projektojë një makinë të automatizuar për pastrimin e tokës me trajtim termik, gjatë së cilës shkatërrohen metalet e dëmshme.

Shkolla e mesme “Gjosho Vikentiev” nga Koçani do të bëjë një pajisje mobile me sensorë për zbulimin e metaleve në ujërat e zeza që ndotin tokën. Pajisjet do të vendosen në 3 vende në Koçan dhe do të lidhen me një aplikacion celular që do të programohet nga studentët.

Shkolla e mesme “Kuzman Shapkarev” nga Manastiri do të bëjë një kopsht organik për kultivimin e erëzave dhe bimëve mjekësore.

Upshift është një iniciativë e mbështetur nga UNICEF që kombinon punëtoritë e inovacionit social me mentorimin, materialet dhe kapitalin fillestar. Qëllimi i tij është të mbështesë të menduarit inovativ dhe krijues te të rinjtë, të perceptojë sfidat me të cilat përballen dhe t’i ndihmojë ata të krijojnë zgjidhje kreative në formën e një produkti ose shërbimi. Ai bazohet në metodologjinë e transferueshme të “dizajn sipas nevojave njerëzore” që si mësuesit ashtu edhe nxënësit të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse si: menaxhimi i projektit, të menduarit kritik, puna në grup dhe komunikimi i suksesshëm.

Programi financohet nga Suedia, zbatohet nga UNICEF dhe shoqata LEAD në partneritet me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe mbështetet nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button