Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

Prokuroria Speciale sot hapi lëndë të re me emrin “Tortura”, lëndë e cila ka të bëjë me mënyrën e arrestimit të ish kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, njofton Portalb.

PSP, njoftoi se gjatë arrestimit të Boshkovskit, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimittë përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore, njofton Portalb.

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si është arrestuar Boshkovski.

Përndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, më 20 shkurt, doli me të dhëna nga përgjimet e ashtuquajtura “bomba” në të cilat tregohet se si është montuar procesi gjyqësor kundër Lube Boshkovskit.

Në audio incizimin dëgjohet biseda e kryeredaktorit Llatas me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Ky i fundit e ka ditur që në ditën e arrestimit se sa vite burg do t’i japin Lube Boshkovskit.

“Tash do të shoqërohen me Velija Ramkovskin.” shprehet Llatas me fjalor vulgar duke sharë.

Nga biseda dëgjohet Mijallkov duke thënë se do ta futim në burg Lube Boshkovskin dhe as Zoti nuk do ta nxjerr.
“Të thash që nga e hëna filloj me arrestimet” thotë Mijallkov me fjalor të njejtë vullgar duke sharë.

Ndërkohë që Mijallkov dëgjohet duke i thënë Llatasit se Lube Boshkovski duhet të nënçmohet jo vetëm të burgoset.

Ministrja e Punëve të Brendshme, dëgjohet duke folur me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer i për planet se si do të dalin në media. Jankullovska thotë se nga qeset me pare mund të bëhet edhe spot.

Gordana Jankullovska dëgjohet duke diskutuar për planet për të nxjerrë nga puna të gjithë ata të punësuar në MPB që kanë qenë të angazhuar në fushatën e Lube Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button