Qyteti i Shkupit deri të martën do të pranojë oferta në lidhje me autobusët privat

Konkursi për ndarjen e pakove të linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri të martën, transmeton Portalb.mk.

“Shpallja publike është për ndarjen e pakove të linjave dhe dhënia e lejeve për realizmin e transportit të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, në pajtim me rrjetin e linjave të përcaktuara në Vendimin për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit”, thuhet në Shpalljen Publike të Qytetit.

Qyteti sqaroi që bëhet fjale për pakon 1 (linjat 23, 45, 61, 63 dhe 73), pakon 2 (9, 11, 11A, 12, 47A dhe 55) dhe pakon 3 (19, 20, 22, 52 dhe 54).  Afati për dorëzim do të jetë deri më 21 mars në ora 12:00, në arkivin e Qytetit të Shkupit.

“Hapja e aplikimeve të mbyllura të dorëzuara do të bëhet më datë 27 mars 2023 në orën 12:00 në barakën nr. 13. 1.5. Pakoja e linjave nga kjo shpallje jepet për një periudhë deri në 2 (dy) vite, me mundësi të vazhdimit të afatit, por jo më shumë se 5 (pesë) vite”, sqarohet në konkurs.

Në Konkurs theksohet që të drejtë për aplikim kanë personat juridikë dhe tregtarët individuale, duke dorëzuar edhe garanci bankare.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit. Paraprakisht, më 1 mars, Qyteti i Shkupit njoftoi se do të shpallet një thirrje e tillë, por më pas theksuan se transportuesit nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nuk do të mund të marrin pjesë në të për shkak të pengesave që dalin nga kontratën e ndërprerë, e cila ndalon pjesëmarrjen në thirrje publike nëse kontrata zgjidhet para datës së skadimit dhe për faj të tyre.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin.

Në ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se u kishte borxh, por nga kontrolli rezultoi se Qyteti i Shkupit e ka gabim.

Ndërkaq, kryetarja Arsovska akuzoi transportuesit privatë se kanë bërë tarifa për pesë vjet dhe nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur. Siç theksoi ajo, dy kompanitë private publike të qytetit “Makekspres” dhe “Sloboda prevoz” në pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 e deri më sot, nuk kanë regjistruar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin për dy shoqatat, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj dhe për këtë kanë llogaritur nga një euro për një kilometër të kaluar të cilën ia kanë faturuar NQP-së

Kjo u pasua nga kërcënimi për padi për shpifje nga kompanitë private.

Transporti publik i qytetit vazhdoi të funksionojë vetëm me autobusë të NTP-së, ndërsa Qyteti i Shkupit publikoi dy shpallje për transportuesit privatë, në të cilat nuk kishte aplikuar asnjë kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button