Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në Mariupol – qytet port ukrainas i pushtuar nga forcat ruse pasi ata e shkatërruan pjesën më të madhe të tij, raportoi të dielën BBC-ja, raporton Koha.net.

Një video zyrtare tregon Putinin duke drejtuar një veturë nëpër rrugë gjatë natës dhe duke folur me banorët vendas.

Kjo do të ishte vizita e parë e Putinit në një territor ukrainas të okupuar. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai udhëtoi atje me helikopter.

Në video ai është në veturë me zëvendëskryeministrin rus Marat Khusnullin, i cili shpjegon se si po rindërtohet qyteti.

Putini gjithashtu raportohet se vizitoi Sallën e Filarmonisë, e cila u përdor për të organizuar gjyqe të mbrojtësve të fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal, një kompleks i madh industrial ku trupat ukrainase u mbajtën përpara se përfundimisht të dorëzoheshin.

Mariupoli ka qenë nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj pasi u shkatërrua në një nga betejat më të gjata dhe më të përgjakshme të konfliktit. Ukraina thotë se më shumë se 20 mijë njerëz u vranë atje.

Analiza e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se 90 për qind e ndërtesave u dëmtuan dhe rreth 350,000 njerëz u detyruan të largoheshin.

Të shtunën, Putin bëri një vizitë të paparalajmëruar në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të territorit nga Rusia nga Ukraina.

Autoritetet e Kievit janë zotuar të çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button