Kovaçevski në takim me rabinin Andrew Baker: Qeveria do të propozojë përfshirjen e hebrenjëve në Kushtetutë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë takimit të sotme me kryesuesin e Kongresin Amerikan të Hebrenjëve, Andrew Baker si dhe me përfaqësuesin e komunitetit hebre në Gjermani, Stefan Kramer dhe me ish ambasadorin e SHB-së në Gjermani, James Bindenagel, ka dënuar ashpër antisemitizmin, ksenofobinë dhe fashizmin, transmeton Portalb.mk.

Në takim, siç njoftuan nga Qeveria, janë shkëmbyer përshtypje nga shënimi i 80 vjetorit të deportimit të hebrenjëve maqedonas në Treblinkë, e cila është mbajtur nën patronatin e Qeverisë së RMV-së, ndërsa është organizuar nga komuniteti hebre në Maqedoninë e Veriut dhe Fondit të Holokaustit të hebrenjëve maqedonas.

Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kundërshtojë të gjitha format e ndryshme të gjuhës së urrejtjes dhe mostolerancës.

Në atë drejtim, kryeministri potencoi se, në periudhën vijuese, ndërsa në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese, do të propozojë përfshirjen e hebrenjëve në Kushtetutën e RMV-së. Ai shpreson se, ky propozim do të pranohet nga të gjitha subjektet politike në shtet.

Rabini Andrew Baker, shprehu falënderime për organizimin e serisë së ngjarjeve në lidhje me shënimin e 80 vjetorit të deportimit të hebrenjëve maqedonas në Treblinkë.

Kujtojmë se, kryeministri Kovaçevski edhe para disa ditëve, paralajmëroi se, se komuniteti hebre do të jetë një nga komunitetet që duhet të jenë pjesë e Kushtetutës sonë gjatë ndryshimeve kushtetuese që duhet të miratohen nga Kuvendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button