Më 2 mars Opera dhe Baleti Nacional i RMV-së do të shfaqë baletin romantik “Zhizel” 

Baleti romantik në dy akte “Zhizel” do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 2 mars me fillim nga ora 20:00, transmeton Portalb.mk.

“Historia magjike dhe e përjetshme e dashurisë së pakënaqur, e vendosur në muzikën e kompozitorit francez Adolf Adam, dhe koreografi nga Zhan Koralli, Zhil Pero, Marius Petipa, Leonid Lavrovski. Përshtatja e koreografisë është e Irena Pasariq nga Kroacia. Dirigjent i shfaqjeve është Ivan Eminoviq. Kostumografia është e Aleksandar Noshpalit, skenografia e Aleksandar Noshpalit dhe Mihajlo Stojanovskit, dizajni i dritës: Milço Aleksandrov”, njoftojnë nga Opera dhe Baleti nacional i Maqedonisë.

Në rolin kryesor do të interpretoj primabalerina, Mimi Pop Aleksova Atanasovska, në rolin e Albertit do të interpretoj, Francisko Himenez Ruiz. (Spanjë), në rolin e Mirtës: Iliana Danilov, në rolin e Hilarion do të interpretoj Boban Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button