Edhe sot kërcënime për bomba, disa shkolla të Shkupit po evakuohen

Mëngjesin e sotëm përsëri në disa shkolla të Shkupit kanë mbërritur njoftime për vendosje të bombave, pas çka ka filluar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, përcjell “Nezavisen.mk”, transmeton Portalb.mk.

Policia ndodhet në terren dhe së shpejti do të dalin ekipet e antiterrorit për të inspektuar objektet, pas së cilës pritet kumtesë nga MPB.

Dje kanë arritur 86 denoncime për bomba në shkolla, si dhe në një kopsht fëmijësh, por policia ka konstatuar se ishin raportime të rreme.

Nga 26 tetori i vitit të kaluar e në vazhdim shkollat ​​kanë marrë kërcënime me bomba. Shkollat ​​e mesme ishin të parat që u goditën, më pas filluan të merrnin email edhe shkollat ​​fillore dhe më pas qendrat tregtare, ndërtesat e banimit dhe hotelet. Të gjitha raportimet u vërtetuan se ishin të rreme.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button