“Fokus”: Arben Taravari ka blerë pronë në Karposh, që paraprakisht ka qenë e Ismail Jahoskit të BDI-së

Prona në Taftalixhe, të cilën e ka blerë Arben Taravari, paraprakisht ka qenë në (bashkë)pronësi të biznesmenit Ismail Jahoski, i cili është ish kryetar i Pllasnicës, ndërkaq për momentin është deputet nga radhët e BDI-së, tregon dokumentacioni që e ka zbardhur javorja “Fokus”, transmeton Portalb.mk.

Shtëpia e Taravarit fillimisht u përfol në foltoren kuvendore gjatë debatit për rikonstruim të Qeverisë ku nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski e pyeti Taravarin, nëse shtëpinë e ka marrë dhuratë.

“Ka paraqitur se ka blerë shtëpi prej 256 metër katrorë për 150.000 euro. Si në qendër të Shkupit blihet shtëpi 500 euro metër katrori? Por, edhe nëse fare janë paguar ato 150.000 euro, pasi që sipas njohurive tona nuk ka transaksion të atyre 150.000 eurove. A është njëri prej çmimeve për hyrje në Qeveri shtëpia e bukur në Taftalixhe e cila i është dhënë dhuratë zotëri Taravarit nga një funksionar i BDI-së?”, pyeti Nikolloski

Taravari i hodhi poshtë këto pretendime.

“Shtëpia është blerë në vitin 2021, procedura dhe dokumentacioni për shitblerje është tërësisht e pastër. Kemi dhe mjaft për të rinovuar, për kredinë, shëndosh, do ta paguajmë gjatë kohë. Shpresoj që ata që akuzojnë një ditë edhe vetë do t’u lejojnë të shihni përditshmërinë e tyre. `Dhe të bëni krahasim”, është Taravari.

Në pyetjen nëse a është e saktë se shtëpia është blerë nga ndonjë funksionar i BDI-së, ai thotë se nuk ka informata të tilla, duke shtuar se shtëpinë ia ka gjetur një mik i tij, ndërkaq ka biseduar me një grua e cila nuk ka lidhje me politikën.

Çfarë thonë të dhënat zyrtare?

Sipas verifikimeve që i ka bërë “Fokus” në Kadastër, Arben Taravari nëpërmjet fletëpronësisë 47531 posedon tonë prej 100 metra katrorë dhe objekt banesor-shtëpi prej 256 metra katrorë në rrugën “Brisellska” në Karposh. Në fakt, objekti është i lokalizuar në parcelën kadastrale me numër 1432/2, në kuadër të Komunës së Karposhit.

Në fakt, Taravari shtëpinë e ka paraqitur sipas ligjit në listën anketuese në Antikorrupsion ku ka theksuar se shtëpinë e ka blerë me çmim prej 9.2 milion denarë ose 150.000 euro. Në listën anketuese nuk thuhet se kur është nënshkruar marrëveshja, por, sipas Taravarit ai këtë shtëpi e ka blerë në vitin 2021, me ndihmën e kredisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në afërsi të shtëpisë së re, pronë posedojnë edhe bashkëpartiaku i tij Fatmir Mexhiti, i cili është propozuar për ministër të Shëndetësisë në vend të Bekim Salit nga Alternativa. Konkretisht, Mexhiti posedon objekt mbi 300 metra katrorë të lokalizuar në parcelën 1328, përballë shtëpisë së Taravarit.

“Fokus” ka zbuluar se shtëpia e Taravarit ndodhet në afërsi të shtëpisë e cila është në pronësi të Lupka Eda Jahoska, e cila e posedon parcelën fqinje prej 450 metra katrorë në parcelën kadastrale me numër 1440, bashkë me objektin prej 161 metër katrorë.

“Fokus” shkruan se sipas të dhënave publike Eda Jahoska gjatë vitit 2014-të ka marrë pjesë në një trajnim, e cila ka marrë pjesë në cilësinë e ekonomistit në kompaninë “Pucko Petrol”.

Përndryshe, Jahoska ka mbiemër të njëjtë me pronarët e kësaj kompanie, e cila ishte në pronësi të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ndërkaq para disa viteve ia la udhëheqësinë djalit të tij Asmir Jahoski.

Sipas historisë së pronësisë së kësaj parcelës, e njëjta është formuar në vitin 2009-të dhe ka qenë në pronësi të familjes Çingo, gjegjësisht Ognen Çingo. Pastaj, në vitin 2013-të ia ka shitur pronën Lupka Jakoskës, por edhe të një personi me të njëjtin mbiemër Isa Jahoski.

Ata kanë poseduar nga gjysmë prone deri në vitin 2017-të, ndërkaq më pas Isa Jahoski, pjesën e tij ia ka dhuruar Ismail Jahoskit, deputetit të BDI-së, familja e të cilit posedon kompani derivatesh “Pucko Petrol”. Disa vite më vonë, gjegjësisht në vitin 2021, pronar i vetëm i pronës bëhet Arben Taravari.

Sipas javores “Fokus”, dokumentet zyrtare tregojnë se Taravari e ka blerë pronën prej deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski dhe nga një ekonomist i familjes së kompanisë “Pucko Petrol” – Lupka Jahoska, e cila, momentalisht e posedon parcelën fqinje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button