Është caktuar seanca e parë gjyqësore për sulmin ndaj Hristijan Pendikovit

Gjykata Themelore në Ohër për më 28 shkurt e ka caktuar seancën e parë gjyqësore kundër sulmuesit të sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov, publikoi Televizioni Telma. Procesin do ta udhëheqë  gjykatësi Bojan Martinoski, ndërsa sulmuesit do t’i gjykohet për shkak të shkaktimit të lëndimeve të rëndë trupore për shkak të urrejtjes (përkatësi kombëtare dhe etnike), njofton Portalb.

Sulmuesi i Pendikovit akuzohet për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor nga urrejtja.

Lajmi për caktimin e seancës së parë gjyqësore vjen vetëm 10 ditë pasi Prokuroria Themelore Publike – Ohër e dorëzoi aktakuzën kundër dy personave për sulmin ndaj Pendikovit. Një person mbetet i panjohur dhe ai ende po kërkohet, ndërsa për tjetri, sulmues i paraburgosur, deri tani mbrohej me heshtje.

Prokuroria Publike e Qarkut në Sofje më 27 janar ka nisur procedurë para-hetimore për shkak të kërcënimeve me jetë të Hristijan Pendikovit, i cili u lëndua në një incident para një objekti hotelerie  në Ohër më datën 19 të këtij muaji.

Siç informoi zëdhënësja e Prokurorisë Publike, Sijka Mileva, Pendikovi ka dorëzuar kallëzim në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë Kundër Krimit të Organizuar (GDBOP) në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë  se në një publikim në rrjetin social  “i është dërguar mesazh kërcënues në gjuhën maqedonase”, si dhe se në internet janë publikuar fotot e tij  me thirrje për “dhunë ndaj tij”.

Njëzet e një vjeçari bullgar nga Ohri, Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar “Car Boris III” në Ohër, më 19 janar është rrahur nga tre persona para një restoranti në qendër të qytetit. Ndryshe, SPB Ohër për informuan se tre sulmuesit e 21-vjeçarit Hristijan Pendikov nga Ohri, anëtar dhe sekretar i Klubit kulturor bullgar “Car Boris III” janë arrestuar dhe pas zbardhjes së rastit do të bëhet kallëzim penal. Pendikov ndodhet në spital, ndërsa SPB Ohër thotë se shkak për rrahjen ka qenë një keqkuptim i ndërsjellë.

Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button