Bubevski: Vjetërsia e veprës së Daravelskit është punë e kryer, por mund të shkohet në konfiskim të pronës

Sipas shefit të Prokurorisë Themelore Publike Gavrill Bubevski, vjetërsia e veprës së Dragan Daravelskit është punë e kryer, por do të ketë hapësirë të shkohet në konfiskim të pronës dhe të dobisë pronësore sepse, ajo, thekson prokurori në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë, nuk varet nga vjetërsimi, njofton Portalb.

Pasi Gjykata Themelore Penale Shkup, si dhe Gjykata e Apelit u lejuan Daravelskit të marrë gjykim të ri duke iu referuar dispozitës ligjore se nga momenti kur ai ka kuptuar për aktgjykimin deri në momentin kur e ka dorëzuar kërkesën (11 janar 2023) nuk kanë kaluar më shumë se një vit është më se e sigurtë se ish-drejtori i Doganës do të mbetet në liri duke pasur parasysh se për veprën keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare paraqitet vjetërsi absolute.

Bubevski thotë se ata si Prokurori kanë dhënë mendim të tyre lidhur me kërkesën e Daravelskit për përsëritje të procedurës e cila ka qenë negative por kanë lënë që Gjykata të vendosë për detyrimet eventuale të ndërmaarra ndërkombëtare në qoftë se, siç potencon, kanë dhënë argumente të caktuara të cilat nuk janë në kompetencë të Prokurorisë Publike.

“Gjykata solli vendim të saj në të cilin konsideronte se afati nuk ka kaluar, gjegjësisht marrja vesh për aktvendimin e llogariste në afat prej një viti prej kur ka kuptuar. Dorëzuam ankesë, por Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale. Me këtë mendoj se vjetërsia për ndjekje penale me përsëritje të procedurës për këtë të akuzuar tashmë është punë e kryer. Por ndoshta dhe me siguri këtu do të ketë hapësirë të shkohet drejtpërdrejtë në konfiskim të pronës dhe dobisë pronësore sepse ajo nuk varet nga vjetërsia dhe do të shohim me prokurorin kompetent prej kur do të konstatohej ajo vjetërsi që të vazhdojë procedura për konfiskim të pronës dhe dobisë pronësore e cila është e pavarur nga kjo”, thotë Bubevski në intervistë.

Në kontekst të çështjes me vjetrimet e veprave penale, Bubevski është optimist se deri në një gjë të tillë nuk do të vijë në rastin gjyqësor “Target-Fortesa” që i hapi ish-Prokuroria Speciale Publike nga të cilët edhe vetë ishte pjesë. Ky rast, në të cilin midis të akuzuarve është edhe ish0drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov njëherë mori epilog juridik, por Gjykata e Apelit nga fundi i vitit të kaluar e pezulloi aktvendimin e shkallës së parë dhe e ktheu lëndën në gjykim të sërishëm. Identik ishte rasti dhe lënda “Thesari”, ku Mijallkov gjithashtu është i akuzuar. Procesi i ri gjyqësore për “Thesar”-in filloi këtë javë.

“Konsideroj se në kontekst të ‘Target-Fortesa’ nuk do të vijë deri në një epilog të tillë për shkak se kemi kohë serioze në të cilën mund të prononcohen të gjithë instancat lidhur me këtë ngjarje juridike penale. Lidhur me ‘Titanik 2’ këtu ekziston frikë e madhe nga vjetrimi lidhur me vetë të akuzuarin Sasho Mijallkov, në krahasim me të akuzuarit e tjerë nuk ka rrezik nga vjetrimi i veprimeve të tyre. Lidhur me Mijallkovin ka rrezik të tillë, siç thatë edhe ju, ajo është prilli. Por, aktvendimin e përgatiti Gjykata Themelore në një kohë të shpejtë, kështuqë mendoj dhe pres që edhe në këtë rast do të ketë vendim në afatin në të cilin është paraparë para se të paraqitet vjetërsi për të akuzuarin”, thekson shefi i PTHP Shkup.

Më 14 shkurt të këtij viti, ish drejtori i Doganave, Dragan Daravelski është i lirë, gjegjësisht doli nga Burgu i Idrizovës. Më saktësisht, Gjykata Penale informon se edhe gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës ë dytë e kanë pranuar kërkesën e Daravellskit për rigjykim.

Siç shkruan javorja “Fokus”, kjo nënkupton që Daravelski prej sot është qytetar i lirë, pasi që në rigjykim do të konstatohet vjetërsimi absolut i ndjekjes penale për të cilën ai është ndjekur dhe i është vjetërsuar gjatë vitit të kaluar, 20 vjet nga kryerja e të njëjtës.

“Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit, pas kërkesës së avokatit të Daravelskit për përsëritje të procedurës penale, ka formuar lëndë dhe ka kryer kontroll në lëndën juridike penale K.br.809/05, lëndën për zbatimin e sanksionit të shqiptuar në Gjykatën e Kumanovës me KUIKP br. 162/01, lënda e Këshillit Penal me KS-KR br.1085/15 njoftimit nga SHNK Idrizovë dhe ka marrë mendim nga PTHP Shkup. Duke vepruar ndaj kërkesës dhe pas analizës së detajuar të dokumenteve të mbledhura, Këshilli Penal më 03.02.20223 ka miratuar vendim me të cilën është konstatuar se kërkesa është e bazuar dhe lejohet përsëritja e procedurës penale kundër të akuzuarit”, thonë nga Gjykata.

Vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Nga Gjykata Penale sqarojnë se procedura penale kundër të akuzuarit Daravelski nuk është ndaluar, gjegjësisht me vendimin konkret lejohet përsëritja e procedurës dhe do të formohet lëndë e re, e cila do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm.

Ndryshe, në janar, u arrestua Daravelski në Pikën Kufitare Tabanovc gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Pas arrestimit ai është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup.

Kush është Dragan Daravelski?

Ish shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë, është i dënuar në mungesë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Doganë në periudhën prej 1999-2002 me vlerë prej mbi 2 milionë euro. Pas kumtimit të aktgjykimit në vitin 2007, për Daravelskin ka pasuar edhe një sërë padish penale për keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare në baza të ndryshme, ndërkaq mes tyre më e rënda është edhe për mospagim të të ardhurave nga doganat në Buxhetin e shtetit.

Në vitin 2016-të autoritetet serbe e kanë arrestuar, por në momentin e fundit i shpëtoi ekstradimit, pasi u kuptua se ai ka nënshtetësi të Serbisë.

Sipas një teksti të BIRN Maqedoni të botuar në vitin 2016-të, pushteti Daravelskit ia ka konfiskuar, banesën luksoze në Shkup dhe shitoren në Kumanovë, me vlerë përafërsisht prej 200.000 euro, për të cilën është sjellë vendim për shitje.

Përveç pronës në emër të tij, atij i janë konfiskuar edhe prona tjera të cilat formalisht kanë qenë të shkruara në emër të personave të tjerë, por shteti ka arritur të zbulojë lidhjen me Daravelskin. Ndër to, më i rëndësishëm është malazezi Miodrag Markoviç, vila e të cilit në Vodno kapë vlerën prej 1.4 milionë euroMarkoviq, është i dënuar dhe po e mban burgun në Idrizovë për larje parash me vlerë prej 8 milionë euro.

Situata u prit që të ndërrohet në vitin 2011, kur Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia nënshkruajtën marrëveshje për ekstradim, me të cilën është hapur rruga e ekstradimit të shtetasve të tyre, por institucionet e vendit nuk e kanë ekstraduar.

Në vitin 2013, në mediume u paraqit fotografia e tij në koncertin “Depesh Mod” në Beograd, ndërkaq bashkëshortja e tij, Viktorija Xhimrevska në profilin e saj në Facebook, ka publikuar fotografi të bashkëshortit, që janë bërë në njërën ndër foto-studiot më të njohura në Beograd.

Madje, një pjesë e gazetarëve kanë arritur që ta gjejnë vendin e Daravelskit në Beograd, edhe pse askush nuk ka arritur që të kontaktojë me të drejtpërdrejtë. Ai, sipas informacioneve të mediumeve të Maqedonisë, ka jetuar në rrugën “Krunska”, por vetëm disa metra larg tre ambasadave dhe selisë së Partisë Demokratike. Në emër të tij ka qenë edhe një banesë në rrugën “Kral Millan”, e cila ndodhët përballë rezidencës presidenciale të Nikoliqit, ku është presupozuar se ai e ka ndërmarrjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button