Arrestohet ish shefi i Doganave të Maqedonisë, Dragan Daravelski

Në Serbi heret në mëngjes në orën 2 është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë së Doganave, Dragan Daravelski, për të cilin ishte shpallur fletëarrest nga ana a autoriteteve të Maqedonisë, konfirmuan nga MPB, prej nga theksojnë se po rrjedh procedura për ekstradimin e tij, njofton MIA.

Arrestimi është në bazë të fletëarrestit i cili është lëshuar para disa viteve, por autoritetet në Beograd deri më tani nuk e kanë realizuar.

Daravelski është dënuar në Maqedoni me aktvendim fuqiplotë nga gjykata se derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë së doganave e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka kryer malverzime financiare me të cilat e ka dëmtuar buxhetin.

Para disa viteve, Daravelski kaloi një kohë të caktuar në burgun ekstradues në Beograd, por ndërkohë u bë shtetas i Serbisë dhe nuk ishte dërguar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button