Daravelski në liri: Është shfuqizuar aktgjykimi për të cilën ishte në arrati dy dekada

Ish drejtori i Doganave, Dragan Daravelski, prej sot është qytetar i lirë, gjegjësisht do të dalë nga Burgu i Idrizovës. Më saktësisht, Gjykata Penale informon se edhe gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës ë dytë e kanë pranuar kërkesën e Daravellskit për rigjykim, njofton Portab.mk.

Siç shkruan javorja “Fokus”, kjo nënkupton që Daravelski prej sot është qytetar i lirë, pasi që në rigjykim do të konstatohet vjetërsimi absolut i ndjekjes penale për të cilën ai është ndjekur dhe i është vjetërsuar gjatë vitit të kaluar, 20 vjet nga kryerja e të njëjtës.

“Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit, pas kërkesës së avokatit të Daravelskit për përsëritje të procedurës penale, ka formuar lëndë dhe ka kryer kontroll në lëndën juridike penale K.br.809/05, lëndën për zbatimin e sanksionit të shqiptuar në Gjykatën e Kumanovës me KUIKP br. 162/01, lënda e Këshillit Penal me KS-KR br.1085/15 njoftimit nga SHNK Idrizovë dhe ka marrë mendim nga PTHP Shkup. Duke vepruar ndaj kërkesës dhe pas analizës së detajuar të dokumenteve të mbledhura, Këshilli Penal më 03.02.20223 ka miratuar vendim me të cilën është konstatuar se kërkesa është e bazuar dhe lejohet përsëritja e procedurës penale kundër të akuzuarit”, thonë nga Gjykata.

Vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Nga Gjykata Penale sqarojnë se procedura penale kundër të akuzuarit Daravelski nuk është ndaluar, gjegjësisht me vendimin konkret lejohet përsëritja e procedurës dhe do të formohet lëndë e re, e cila do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm.

Ndryshe, në janar, u arrestua Daravelski në Pikën Kufitare Tabanovc gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Pas arrestimit ai është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup.

Kush është Dragan Daravelski?

Ish shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë, është i dënuar në mungesë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Doganë në periudhën prej 1999-2002 me vlerë prej mbi 2 milionë euro. Pas kumtimit të aktgjykimit në vitin 2007, për Daravelskin ka pasuar edhe një sërë padish penale për keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare në baza të ndryshme, ndërkaq mes tyre më e rënda është edhe për mospagim të të ardhurave nga doganat në Buxhetin e shtetit.

Në vitin 2016-të autoritetet serbe e kanë arrestuar, por në momentin e fundit i shpëtoi ekstradimit, pasi u kuptua se ai ka nënshtetësi të Serbisë.

Sipas një teksti të BIRN Maqedoni të botuar në vitin 2016-të, pushteti Daravelskit ia ka konfiskuar, banesën luksoze në Shkup dhe shitoren në Kumanovë, me vlerë përafërsisht prej 200.000 euro, për të cilën është sjellë vendim për shitje.

Përveç pronës në emër të tij, atij i janë konfiskuar edhe prona tjera të cilat formalisht kanë qenë të shkruara në emër të personave të tjerë, por shteti ka arritur të zbulojë lidhjen me Daravelskin. Ndër to, më i rëndësishëm është malazezi Miodrag Markoviç, vila e të cilit në Vodno kapë vlerën prej 1.4 milionë euroMarkoviq, është i dënuar dhe po e mban burgun në Idrizovë për larje parash me vlerë prej 8 milionë euro.

Situata u prit që të ndërrohet në vitin 2011, kur Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia nënshkruajtën marrëveshje për ekstradim, me të cilën është hapur rruga e ekstradimit të shtetasve të tyre, por institucionet e vendit nuk e kanë ekstraduar.

Në vitin 2013, në mediume u paraqit fotografia e tij në koncertin “Depesh Mod” në Beograd, ndërkaq bashkëshortja e tij, Viktorija Xhimrevska në profilin e saj në Facebook, ka publikuar fotografi të bashkëshortit, që janë bërë në njërën ndër foto-studiot më të njohura në Beograd.

Madje, një pjesë e gazetarëve kanë arritur që ta gjejnë vendin e Daravelskit në Beograd, edhe pse askush nuk ka arritur që të kontaktojë me të drejtpërdrejtë. Ai, sipas informacioneve të mediumeve të Maqedonisë, ka jetuar në rrugën “Krunska”, por vetëm disa metra larg tre ambasadave dhe selisë së Partisë Demokratike. Në emër të tij ka qenë edhe një banesë në rrugën “Kral Millan”, e cila ndodhët përballë rezidencës presidenciale të Nikoliqit, ku është presupozuar se ai e ka ndërmarrjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button