Dy youtubera tallën Kinën duke fluturuar një tullumbace mbi ambasadën e saj në Londër (Video)

Josh Pieters dhe Archie Manners, dy youtubers të njohur për talljet e tyre (pranks dhe trolls) fluturuan një tullumbace të bardhë mbi ambasadën kineze në Londër, pasi SHBA-ja rrëzoi një objekt që thoshte se po përdorej për spiunim, transmeton Portalb.mk nga Insider.

Dyshja e YouTube-s janë më të njohur për eksperimentet e tyre sociale.

Objektivi i tyre i radhës ishte Partia Komuniste Kineze. Në video ata bënin shaka se dërgimi i një tullumbaceje të vërtetë spiune mbi Kinë do të “kërkonte koordinimin e agjencive qeveritare ndërkombëtare me shenjë nga presidentët dhe kryeministrat”.

Në vend të kësaj, ata vendosën të fluturojnë me balonën e tyre të vogël, të pajisur me një GoPro, mbi ambasadën kineze në Londër.

“Logjika jonë ishte nëse një fëmijë mund të fluturojë një tullumbace dhe të ecë nëpër rrugët e Londrës, pse nuk mund të fluturojmë një balonë?” tha Pieters.

Në videon, e cila ka 48,000 shikime në YouTube dhe mbi 700,000 në TikTok, dyshja mbushin një tullumbace meteorologjike që ata blenë në eBay me helium nga një dyqan furnizimesh festash.

Më pas ata u drejtuan drejt ambasadës kineze në Londrën qendrore dhe gradualisht e ngritën tullumbacen në një litar derisa të ishte mbi çatinë e ndërtesës.

“GoPro kapi disa pamje nga dritaret e ambasadës, por ishte “pak e errët dhe misterioze atje”, tha Pieters.

“Ne nuk mund të kuptonim saktësisht se çfarë po ndodhte brenda, por pamë një burrë në çati, i cili po kryente një punë që dukej si një biznes shumë, shumë i rëndësishëm,” tha ai.

Balona po fluturonte për rreth 10 minuta përpara se një roje sigurie erdhi për të pyetur se çfarë po bënin Pieters dhe Manners. Roja më pas bëri një telefonatë dhe policia në një furgon të kuq – zakonisht i rezervuar për mbrojtjen diplomatike dhe kundër terrorizmit – me katër oficerë të armatosur u shfaq.

Kjo ishte “qartësisht mjaft e frikshme,” tha Pieters.

“Ata na pyetën se çfarë mendonim se po bënim dhe në atë moment ne thamë se thjesht po fluturonim një balonë”, tha ai. “Kështu që ata thanë, mirë, a mund ta zbresësh balonën. Ne thamë, absolutisht.”

“U bë e vërtetë shumë shpejt,” tha Pieters. “Është padyshim një temë prekëse në botë tani, fluturimi i një tullumbaceje spiune”.

Insider kontaktoi ambasadën kineze për koment, por ajo nuk u përgjigj menjëherë.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se nuk e dinë origjinën e tre objekteve që u goditën dhe u rrëzuan ndërsa fluturonin në lartësi të mëdha mbi Amerikën e Veriut. Qeveria amerikane tha se nuk mendon se objektet ishin mjete përgjimi, megjithëse e lë hapur edhe mundësinë se mund të kenë qenë të tillë. Një avion luftarak amerikan rrëzoi një “objekt të paidentifikuar” mbi liqenin Huron të dielën me urdhër të presidentit Joe Biden. Ky ishte rasti i katërt brenda tetë ditësh dhe reagimi i fundit ushtarak në një situatë të jashtëzakonshme episodesh të tilla të njëpasnjëshme në hapësirën ajrore të SHBA-së.

LEXO: SHBA: Nuk e dimë origjinën e tre objekteve të rrëzuara

LEXO: Avionët amerikanë rrëzuan 4 objekte të paidentifikuara në 8 ditë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button