Simptomat e fshehta: si të kuptoni se kjo gjë po ju dëmton shëndetin

Familja, puna, faturat, përgjegjësitë dhe koha e pamjaftueshme janë disa nga shkaqet e stresit i cili është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve. Këto janë shenja që tregojnë se jeni nën stres dhe se kjo gjendje kërcënon seriozisht shëndetin tuaj dhe se është koha për të ndryshuar diçka, shkruan Panacea.mk.

Njollat ​​e kuqe (nuk janë alergji)

Kur trupi përjeton shumë stres, pavarësisht nëse është stres afatshkurtër apo afatgjatë, sistemi imunitar aktivizohet dhe trupi fillon të çlirojë histaminën kimike për të luftuar “sëmundjen”. Nëse stresi nuk largohet, në thelb do të zhvillohet një reaksion i fortë alergjik. Kur imuniteti dobësohet nga stresi, lëkura mund të irritohet nga gjëra ndaj të cilave nuk ka reaguar kurrë më parë – si sapuni, nxehtësia, të ftohtit, losionet ose detergjentët e rrobave.

NDRYSHIME DRASTIKE TË PESHËS 

Stresi shkakton lirimin e hormonit kortizol, i cili redukton aftësinë e trupit për të përpunuar sheqerin në gjak, dhe ndryshon mënyrën e metabolizmit të yndyrës, proteinave dhe karbohidrateve, gjë që mund të çojë në shtim ose humbje peshe.

KOKËDHIMBJE TË SHPESHTA 

Nëse nuk keni vuajtur kurrë nga dhimbja e kokës dhe papritmas ju duket sikur koka po ju shpërthen, mund të jeni nën stres të tepërt. Stresi çliron kimikate që mund të shkaktojnë ndryshime në nervat dhe enët e gjakut në tru, duke çuar në dhimbje koke. Është e zakonshme që nën ndikimin e stresit të tendosen muskujt, gjë që mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button