Nuk është e vërtetë se kompania “Tehnomarket” shet telefona për 125 denarë

“Tehnomarket”, përmes ueb-faqes së tyre zyrtare, i ka njoftuar përdoruesit se informacioni për shitjen e telefonave për 125 denarë është i rremë. Nga aty raportuan se “është shfaqur një faqe e rreme në Facebook që keqpërdor me emrin e kompanisë sonë dhe përhap informacione të rreme për shitjen e telefonave”, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook (ndërkohë postimi është fshirë) ku thuhet:

Tehnomarket u gjobit për kontrabandë Samsung S22 dhe u detyrua të shesë të gjithë telefonat për vetëm 125 denarë! Nxitoni sepse oferta ne Maqedoni eshte e limituar!

Bashkë me postimin publikohet edhe një foto e celularëve, por nuk ka udhëzime se si të arrini deri te “porosia” e supozuar. Qëllimi është që përdoruesit të kontaktojnë personin që shpërndan lojën shpërblyese të rreme ose mashtrimin në një bisedë private dhe më pas të ndajnë me të të dhënat personale nga karta e kreditit, pas së cilës e njëjta mund të keqpërdoret. Nga profilet e rreme nën postim kanë mbetur komente të rreme, në të cilat mburren se e kanë marrë me të vërtetë telefonin për 125 denarë, që para kësaj ka kushtuar 45 mijë denarë.

Kjo është duke u përdorur si një mashtrim për t’i bërë përdoruesit e Facebook-ut të besojnë informacionin e rremë dhe të lënë vetë të dhënat e tyre, ndoshta detajet e kartelës kreditore (nëpërmjet mesazhit privat) ndërsa rrejshëm thuhet se loja shpërblyese vlen “vetëm online dhe 125 denarë ia vlen të rrezikosh”.

Për të arritur qëllimin – me shumë gjasa mashtrim financiar, është keqpërdorur me markën e “Tehnomarket” edhe atë në një ngjarje kriminale të pretenduar për kontrabandë, e cila nuk ka ndodhur kurrë. Për më tepër, edhe nëse do të ndodhte kontrabandë, malli do të sekuestrohej.

Vërtetmatësi tashmë ka shkruar për një mashtrim të ngjashëm në të cilin është keqpërdorur një markë tjetër që kinse shet fshesë elektrike për 120 denarë. Ngjashëm me postimin që po e rishikojmë edhe në këtë postim ka pasur spam-bote të cilët “dëshmojnë” se gjoja fshesën e kanë marrë për vetëm 120 denarë. Ata gjithashtu shpërndajnë foto për të bindur përdoruesit e rrjeteve sociale që të bien në mashtrim.

“Tehnomarket”, përmes faqes së tyre zyrtare, i ka njoftuar përdoruesit se informacioni për shitjen e telefonave për 125 denarë është i rremë:

LAJMERIM I RENDESISHEM!!!
Të nderuar klientë,
TEHNOMARKET MAQEDONIA ju njofton se është shfaqur një faqe e rreme në Facebook e cila keqpërdor emrin e kompanisë sonë dhe shpërndan informacione të rreme për shitjen e telefonave.
Emri i kësaj faqeje është Action Electronics, nëse tashmë i keni ndarë të dhënat tuaja me këtë faqe, fshijini menjëherë dhe raportoni faqen tek administratorët e Facebook-ut dhe nëse dyshoni se të dhënat e mbetura tashmë janë keqpërdorur, njoftoni departamentin e krimeve kompjuterike në MPB. TEHNOMARKET MAQEDONIA DOOEL Shkup distancohet nga të gjitha veprimet që kanë ndodhur përmes faqes së rreme në Facebook. Ju paralajmërojmë të mos bini pas saj, të mos lini të dhënat tuaja dhe të mos merrni pjesë në lojën shpërblyese që nuk qëndron prapa faqes zyrtare të Tehnomarket.
Faqja e vetme në Facebook e Tehnomarket Maqedonia është kjo dhe faqja e rreme është raportuar te organet kompetente.
Me respekt,
Tehnomarket Maqedonia DOOEL Shkup.

Pra, është e qartë se nuk është e vërtetë se “Tehnomarket” shet telefona për 125 denarë.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button