Aksion gueril pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Strazburgut: “Do të vuani dënimin”

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), se rastet e ish- Prokurorisë Speciale Publike nuk dështojnë, mëngjesin e sotëm në mbikalimin pranë urës “Goce Dellçev” në Shkup është shfaqur një transparent me mesazhin : “Do të vuani dënimin”, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

GJEDNJ njoftoi dje se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura nga PSP dhe të falur nga ish-presidenti Gjorge Ivanov janë të papranueshme. Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, tha Gjykata.

Kërkesat në Strasburg janë dorëzuar nga disa ish-zyrtarë ndaj të cilëve PSP ka hapur procedurë, dhe shkak për to është abolimi që ish-presidenti Gjorge Ivanov ua ka dhënë në vitin 2016, por më pas e tërhoqi pas reagimeve të ashpra.

Para GJEDNJ-së ata u ankuan se ndjekja penale e tyre pas faljes ishte shkelje e shtetit ligjor dhe se tërheqja e abolimit ishte në kundërshtim me sigurinë juridike.

Me abolimin e Ivanovit janë përfshirë 54 persona nga rastet e PSP-së. Mirëpo, një veprim i tillë i ish-presidentit shkaktoi reagime të ashpra nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm, madje u mbajtën dhe protesta. Pas një muaji e gjysmë dhe pas ndryshimeve ligjore në Ligjin për Falje, ai i tërhoqi abolimet.

Disa nga ish-zyrtarët që ishin në listën e Ivanovit më vonë në Strasburg e problematizuan procedurën e zhvilluar ndaj tyre nga PSP, duke kërkuar heqjen e ligjit. Nga i njëjti aspekt, avokatët e tyre shpesh kundërshtonin çështjet në gjykatat vendase, duke iu referuar tezës se pasi të jetë dhënë një abolim, ai nuk mund të tërhiqet.

Kërkesën e parë në Strasburg e ka dërguar në fillim të nëntorit 2017, ish-kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski, përmes avokatit Vlatko Ilievski, bashkëshorti i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Mirëpo, deri në fund të vitit 2018 janë dorëzuar tetë të tjera.

Në mesin e emrave që fillimisht i fali dhe pastaj ua hoqi faljen janë, ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, Martin Protugjer, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran VerushevskiBranko Crvenkovski, ish shefi i sigurimit të Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko, ish shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujoski,  lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH Bedredin Ibraimi.

Më së shumti ka falje ka pasur për Janakieskin dhe Jankullovskën. Ata janë në krye të listët me gjithsej 27 falje, për Nikolla Gruevskin dhe Martin Protugjerin nga 5 falje, ndërkaq për Zoran Zaevin dhe Zoran Verushevskin nga 2 falje.

Vendim për falje ka edhe për guvernatorin e kompanisë “Dajners klub Maqedoni” dhe bashkëshortin e Radmilla Sheqerinskës, Bozhidar Jankovski.

Edhe prokuroret speciale Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski janë gjendur në mesin e të falurve nga Gjorge Ivanov. Kujtojmë se prokurorët special ishin të ndjekur për dyshime se kishin ushtruar presion ndaj dëshmitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button