Dezinformata dhe verifikim të fakteve – thirrje për pjesëmarrje në trajnim, praktikë dhe vizitë studimore në SHBA

Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ) dhe mbështetje të Ambasdaës së SHBA-ve në Shkup, e hapë thirrjen e dytë për pjesëmarrje të gazetarëve të rinj në Programin për Trajnim Mediatik, “Dezinforamta dhe verifikim të fakteve”.

Nëpërmjet këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të ketë mundësi për praktikë në mediat e Metamorfozis, gjegjësisht Meta, Portalb dhe Vërtetëmatës, ndërkaq dy prej tyre do të qëndrojnë një javë në SHBA për vizitë studimore.

Në mesin e trajnuesve, do të jetë gazetari eminent Xhon Grinberg, korrespodent i PolitiFact.

Grinberg ka qenë pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012 dhe njëri prej verifikuesve të fakteve që e kanë themeluar PunditFact në vitin 2013 – projekt i cili ka për qëllim verifikimin e vërtetësisë së vlerësimit të ekspertëve, kolumnistëve, blogerëve, analistëve politik, prezantuesve dhe mysafirëve në emisione të ndryshme. Grinberg dy herë ka marrë çmime nga Shoqata e Gazetarëve Profesional për gazetari hulumtuese.

Për të marrë pjesë në trajnim, mund të aplikojnë personat në moshë deri 29-vjeç të cilët vijnë nga rajoni Jugperëndimor dhe i Pellagonisë, nëpërmjet plotësimit të formularit në linkun vijues.

Trajnimi do të mbahet prej 22 deri më 24 mars në Strugë dhe e njëjta do të zhvillohet në gjhë angleze, ndërkaq afati i fundit për aplikim është 3 mars 2023.

ICFJ dhe Fondacioni Metamorfozis e zbatojnë projektin në tre faza gjatë vitit 2023 dhe ai përfshin punëtori treditore. Trainimet janë pjesë e programit “Gazetari për gjeneratën e re: Programe për trajnim metiatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetar (International Center for Journalists – ICFJ) dhe me mbështetje të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button