Pas mos-përgjegjësisë për lëndët që qëndruan në sirtar, raund i ri i aktgjykimeve të shkallës së parë për korrupsion të lartë dremiten në Apel

Të akuzuarit në dy nga pesë rastet për korrupsion të lartë dhe për organizimin e sulmit ndaj Kuvendit, të cilat prej kohësh kanë arritur vendimet në Gjykatën e Apelit në Shkup, janë në listën e abolimit të Gjorge Ivanovit, të cilin ai e dha në qershor të vitit 2016 dhe menjëher më pas e tërhoqi. Se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Strasburg për faljen e Ivanovit do të dihet të enjten, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për rastet “Tortura”, ku Sasho Mijalkov dhe një grup pjesëtarësh të “alfave” të policisë akuzohen për trajtim çnjerëzor gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit, dhe rasti “TNT”, me disa nga bisedat më të tmerrshme nga bisedat e përgjuara. “TNT” i nënshtrohet rrënimit hakmarrës me urdhër të Nikolla Gruevskit të kompleksit “Kosmos” të Fiat Canoskit, pasi e anuloi koalicionin e VMRO-DPMNE-së.

Në Gjykatën e Apelit në Shkup prej kohësh ndodhet rasti për organizatorët e sulmit dhe dhunimit të Kuvendit, rrahjes së deputetëve, gazetarëve dhe sigurimit parlamentar. Seanca është mbajtur në tetor, ende nuk ka një vendim.

Po ashtu, seanca publike për rastin “Tortura” është mbajtur më 18 tetor të vitit të kaluar, por ende nuk ka vendim për këtë çështje. Rasti është te gjyqtari Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, gjyqtar raportues. Në rastin “Tortura” ankohet Prokuroria, sepse gjyqtarja Aleksandra Ristesca nga Gjykata Themelore Penale Shkup e liroi Mijallkovin dhe “alfat” nga fajësia.

Për rastin “TNT”, seanca publike është caktuar për 20 mars 2023. Gjyqtar-raportues është Enver Bexheti, i njohur për mbajtjen e lëndës “Target-Fortesa” të Mijalkovit në sirtar për muaj të tërë, duke kontribuar në vjetërsimin e ndjekjes penale ndaj tij. Në muajin maj, gjykatësi Ognen Stavrev kishte shqiptuar aktgjykim sipas të cilit Nikolla Gruevski u dënua në mungesë me 9 vjet burg, Mile Janakieski me tre dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski u dënua me katër vjet.

Dy raste të tjera aktuale të korrupsionit dhe pastrimit të parave janë “Parcelat në Vodno” dhe “Talir 2”, për të cilat ende nuk është caktuar seancë publike në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Më 21 prill të vitit të kaluar, gjyqtari Ile Tërpkov nga Gjykata Themelore Penale e dënoi Gruevskin me 7 vjet burg, një vit e tre muaj për Mijallkovin dhe një vit për Orce Kamçevin.

Më 8 qershor 2022, megjithatë, Gruevski ishte dënuar me 6 vjet burgim nga gjyqtarja në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Daniela Aleksovska-Stojanovska, për ndërtimin kriminal të selisë së VMRO-DPMNE-së, përmes SHA “Beton”.

Në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe as në Gjykatën Themelore Penale aktualisht nuk ka lëndë të tjera të korrupsionit të lartë, përveç rasteve të vjetra të PSP-së dhe lëndëve kundër Dragi Rashkovskit dhe Muhamed Zeqirit. Gjykimi kundër ish-anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofiloski, mezi filloi, pas një viti të tërë vonesë në fillim.

Nuk ka raste të reja për krim të organizuar dhe korrupsion, sepse prokuroria ndjek penalisht vetëm trafikantët e drogës dhe emigrantët.

Nën presionin e opinionit, Këshilli Gjyqësor hyri në Gjykatën e Apelit të Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar dhe konstatoi se gjyqtarët Enver Bexheti dhe Lirije Elezi në mënyrë të paligjshme i mbanin të pazgjidhura lëndët “Target”, “Thesari” dhe “Transportuesi” me muaj dhe madje mbi dy vjet, me qëllim që të vjetërohen.

Edhe pse premtoi përgjegjësi, Këshilli Gjyqësor deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim as për gjyqtarët e as për kolegen përgjegjëse nga Këshilli i Apelit të Shkupit, Tanja Çaçarova-Ilievska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button