A mund të kuptohemi me chat-botet – mësoni në debatin për të rinj

Chat-botet janë programe kompjuterike të cilat janë të dizajnuara që të stimulojnë bisedë me një njeri tjetër në internet. Si të tillë, mund të integrohen në ueb-sajte, platforma për porosi dhe aplikacione celulare dhe të sigurojnë shërbime të shpejta dhe të automatizuara për klientët, të kryejnë detyra rutinë ose thjeshtë të ofrojnë informata dhe rekomandime.

Në vitet e fundit, veçanërisht pas lansimit të “ChatCPT”, chat-botet janë bërë një prej dukurive më të debatuara të teknologjisë moderne dhe fenomen i cili pritet që ta ndryshojnë përvojën-online të njerëzve, dhe ndoshta dhe internetin në tërësi.

Si funksionojnë chat-botet, prej ku i marrin informatat dhe si vendosin se cila është përgjigja e vërtetë për pyetjen tuaj? Ku gjejnë zbatim më së shumti për momentin këto modele gjuhësore? Cilat pyetje duhet të dijë t’u përgjigjet një chat-bot dhe cilat jo? Dhe ndoshta më e rëndësishmja, cilat janë dilemat etike që i hap qasja gjithnjë më e madhe e chat-boteve?

Çfarë na sjellë e ardhmja dhe si do të duket interneti, kërkimi dhe përditshmëria jonë në botën online në të cilën vazhdimisht do të komunikonim me chat-botet?

Këto janë një pjesë e pyetjeve të cilave do të mundohemi t’u japim përgjigje në debatin për të rinj “A mund të kuptohemi me chat-botet?” që të mërkurën e ardhshme, më 22 shkurt, do të mbahet në “Javna Soba” në Shkup, me fillim prej orës 18.00.

Ngjarja është e hapur dhe në të njëjtin pritet që të marrin pjesë të rinj. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar ta plotësojnë formularin në këtë link.

Ngjarja është e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” e cila është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe projekti “Lajme të vërteta për rini të aktivizuar” financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

Emrat e panelistëve që do të flasin për këto çështje do të publikohen në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button