Shkëndija bleu dhe Goran Maznovin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës këtë fundjavë pritet që të paraqitet me ekipin e saj më të fortë, ndërsa në mesin e tyre nga e hëna është inkuadruar edhe përforcimi i radhës, futbollisti 32 vjeçar Goran Maznov. 

Maznov sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e Metalurgut të Autokomandës. Sulmuesi shtatë lartë mësohet se ka të drejtë loje për ekipin e tij që këtë të diele, kur Shkëndija udhëton për në Shtip në duelin kundër Bregallnicës. 

Maznov është përforcimi i më i ri, pasi në skuadër më herët erdhën Nebi Mustafi, Ardian Nuhiu, Burhan Emurllahi, Muharem Bajrami dhe portierit Marko Jovanovski. Sipas burimeve nga klubi mësohet se edhe në ditëve në vazhdim priten përforcime tjera. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button