Askush s’ndjen përgjegjësi që Shqipëria është në lindje, Bullgaria në perëndim, ndërkaq Mont Everesti është i lartë 29.035 metra

Ende është i vlefshëm dhe nuk është tërhequr nga përdorimi libri në të cilin, mes tjerash, shkruan se Maqedonia e Veriut kufizohet në lindje me Shqipërinë, në perëndim me Bullgarinë, ndërkaq pika më e lartë e Tokës është Mot Everest me 29.035 metra lartësi mbidetare. Derisa pritet që anëtarët komisionit të sapoformuar të propozojnë korrigjime të librit ekzistues ose hartim të librit të ri të Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë, thuajse të gjitha palët e përfshira e hedhin përgjegjësinë te njëri tjetri për përmbajtjet e gabuara, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Librat janë baza për proces cilësuar edukativo-arsimor, ndërkaq informatat e gabuara mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme. Megjithatë, edhe pse sipas Ligjit për Libra, çdo mjet mësimor kalon nëpërmjet “shumë duarve”, thuajse të gjitha palët e hedhin përgjegjësinë për librin që është shtypur me gabime në mijëra kopje.

MASH: Problemet duhej të ishin zgjidhur në Komisionin Nacional për Libra

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së fundi paralajmëruan se do të formohet Komision i cili do të vazhdojë me korrigjimin e librit ose do të hartohet libër i ri për këtë lëndë. Prej atje vlerësuan se kjo nuk është dashur të ndodh dhe se të gjithë problemet që kanë qenë gjatë hartimit të librit, autorët dhe recensentët do të duhej t’i tejkalojnë me Komisionin Nacional për Libra e cila është kompetente për zbatimin e procedurës për miratimin e librave.
Në këtë rast, ata kanë vendosur që libri me gabime të pranohet”, thonë prej atje.

Autoret: Gabimet janë teknike

Me kumtesë të përbashkët u deklaruan edhe autoret e librit Gligerija Ilioska dhe Anita Angellovska, në të cilën thonë se u vjen keq që gjatë përpjekjeve të tyre që të mos bëjnë lëshime thelbësore kanë u kanë ikur “gabime teknike”.

“Menjëherë pas shtypjes së versionit final të librit, i kemi parë gabimet, të cilat janë bërë gjatë përgatitjes së tij finale, të cilat për fat të keq, nuk i kemi parë edhe pse librat i kanë kaluar të gjitha filtrat, të cilat janë të parashikuara me ligj”, thanë ata.

Autoret gjithashtu theksuan se gabimet e njëjta janë përkthyer edhe në librin e përkthyer në shqip, i cili është shpërndarë në versionin elektronik. Menjëherë pas gabimeve të konstatuara, janë drejtuar deri te ministria përkatëse që të bëhen korrigjime, të paktën në versionet elektronike të librave.

Komisioni Nacional: Ne nuk i lexojmë librat

Pasi Komisioni Nacional për Libra doli me reagim se ata nuk i shqyrtojnë librat, Meta.mk, e pyeti kryetaren e Komisionit, Jovana Llazarevska, se çfarë kompetenca ka Komisioni, nëse nuk mund t’i shqyrtojë librat.

“Pasi do të na dërgojnë mendime profesionale Byroja për Zhvillim të Arsimit ose Qendra për Arsimim të Mesëm Profesional, ne i analizojmë mendimet e tyre, nëse janë bërë në mënyrë themelore dhe me argumente përkatëse, nëse ka vërejtje dhe rekomandime në lidhje me dorëshkrimet. Librat nuk i shqyrtojmë”, thotë profesoresha Llazarevska.

Sipas saj, përgjegjësi duhet të mbajnë autorët dhe jo vetëm komisioni recensues. Gjatë dorëzimit të dorëshkrimeve, autorët do të duhet të dorëzojnë deklarata të nënshkruara në të cilat nën përgjegjësi të plotë morale dhe materiale deklarojnë se dorëshkrimet janë të verifikuara, nuk janë plagjiat dhe të gjitha informatat e marra janë të cituara, dhe, gjithsesi, nevojitet edhe lekturë profesionale.

Çfarë tani?

Rasti me gabimet në librin e Historisë dhe Shoqërisë, tregoi se filtrat për kontrollin e librave (autorë, lektorë, recensent, Komisioni Nacional për Libra) sikur janë kot, pasi që bëhen lëshime të këtilla.

Llazarevska thotë se komisionet recensues Byroja për Zhvillim të Arsimit duhet me kujdes t’i përgatisin recensionet dhe mendimet dhe bashkë me autorët të jenë përgjegjës në rastin e tërheqjes së librit për shkak të gabimeve serioze në vlerësimin profesional të dorëshkrimit për librin.

“MASH si bartës kryesor i reformave në arsim të sigurojë kushte përkatëse për përgatitjen e librave siç janë afatet kohore për shkrim dhe recensim të dorëshkrimeve për libra, kompensim përkatës financiar për autorët, ekipet dhe recensentët. Për shembull, periudha kohore për shkrimin e recensionit për një ose më shumë dorëshkrime të paraqitura për një lëndë të shkollës fillore ose të mesme është 14 ditë, ndërkaq ndonjëherë ekipet obligohen që atë ta bëjnë për 7 ditë. Për krahasim, komisionet recensuese të universiteteve kanë afat 3 muaj që të shkruajnë recensione për libra, disertacione të doktoratave”, sqaron Llazarevska.

Kalendari egjiptian nuk është hënor, por diellor

Në libër ka vlerësime të pasakta në temën e “Popullatës dhe kontinenteve”, por edhe ka edhe informata që dukshëm janë përkthyer keq. Kështu, është theksuar se në lindje, vendi ynë kufizohet me Shqipërinë, ndërkaq në perëndim me Bullgarinë. Përveç kësaj, shkruan se Mot Everest është pika më e lartë e tokës me lartësi mbidetare prej 29.035 metra, ndërkaq pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është më shumë se 1.400 metra nën nivelin e detit. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore.

Reaguan edhe anëtarët e Shoqatës së Historianëve të Maqedonisë. Prej atje, nëpërmjet një kumtese rëndimet një sërë lëshimesh edhe në kuptimin përmbajtjesor dhe atë konceptual.

“nëse ky libër përdoret në mësim, do të shkaktohet dëm i pallogaritshëm në procesin edukativo-arsimor dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin e nxënësve”, theksuan ata.

Ata përmendim më shumë se 12 gabime, në mesin e të cilave edhe atë se “Kalendari egjiptian është hënor”, që në fakt është diellor. Pastaj, në faqen 141 shkruan se Koloseumi i Romës “daton prej vitit 72 para erës sonë” që në fakt, ndërtimi i Koloseumit fillon prej vitit 72 të erës sonë dhe ka mbaruar për 8 vjet.

Pastaj në libër shkruan “Marija Kiri – shkencëtare polake fituese e dy Çmimeve Nobel për shkencë”. Marija Kiri e ka fituar dy herë Çmimin Nobel për Kimi dhe Fizikë, nuk ekziston Çmim Nobel për Shkencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button