Sipas librit të ri të Historisë së klasës së pestë, Maqedonia kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim

Pasi dje në rrjetet sociale filloi të qarkullojë lapsusi që u gjet në tekstin e ri të Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë, në të cilin shkruhej se maja më e lartë në botë, mali Everest, është 29.305 këmbë (ft) i lartë, në vend të 8.849. metra, sot ka rënë në sy një gabim i ri gjeografik në të njëjtin tekst shkollor, raportoi 360Gradë, ndërkohë të njëjtin informacion e verifikoi edhe Portalb.mk, duke kontrolluar librin e Historisë në gjuhën shqipe, në të cilin qëndronte po i njëjti gabim.

Në temën 2 – “Popullsia dhe kontinentet”, në pjesën ku përshkruhen veçoritë gjeografike të Maqedonisë, thuhet se vendi kufizohet në lindje me Republikën e Shqipërisë, dhe në perëndim me Republikën e Bullgarisë.

Libri i ri i Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë në Maqedoni
Libri i ri i Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë në Maqedoni

Fqinjët verior dhe jugor janë shkruar saktë, Serbia dhe Kosova në veri dhe Greqia në jug.

Bëhet fjalë për tekstin e ri për Histori dhe shoqëri, autore të të cilit janë Anita Angelovska dhe Glikeria Ilioska, ndërsa botues është Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në të njëjtin tekst shkollor, fëmijëve u ofrohet informacion se maja më e lartë në botë, mali Everest në Himalaje, është 29,305 metra i lartë. Mali Everest është 29,305 ft (këmbë) i lartë, por jo metra. Nëse këmbët shndërrohen në metra, është saktësisht 8,849 metra.

Ndryshe, libra me gabime të tilla nuk janë një “fenomen” i rrallë në Maqedoninë e Veriut. Libri i Gjeografisë për vitin e II, qëndroi me vite në kurrikulat mësimore edhe pse kishte përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Pavarësisht se shumë shpesh i ri-aktualizuar si problem dhe pavarësisht se shpesh në krye të MASh-it qëndronin ministra shqiptar, problemi përsëri nuk gjente zgjidhje. I njëjti tekst më në fund u tërhoq në mars të vitit 2021, ku pas konstatimeve të Komisionit recenezus vendimi për tu tërhequr ky libër nga kurikulat mësimore u nënshkrua nga ministrja e atëhershme e arsimit Milla Carovska. Për ekzistencën e këtij libri skandaloz, ku shqiptarët fyhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka pasur ndër vite arsyetime me bollëk, por zero përgjegjësi. Askush prej askujt, tekstualisht, nuk kërkoi përgjegjësi për miratimin apo lëshimin në përdorim të këtij libri dhe librave si ky. Udhëheqësit politik, janë shprehur vetëm se këto libra do të ndryshohen, por vetëm kaq, llogaridhënia nuk përmendet për asnjë moment.

Përgjegjësia për lëshimin e një libri të tillë bie mbi disa instiucione arsimore, duke filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organi i saj – Njësia për Shërbim Pedagogjik, Komisioni Nacional, si dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button