MASH: Do formohet komision për korrigjim ose përgatitje të librit të ri shkollor Histori dhe Shoqëri për klasën e pestë

Si rezultat i gabimeve të vërejtura në tekstin shkollor të Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë, reagimet plotësisht të arsyetuara të opinionit dhe sipas shkresës së Shoqatës së Historianëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik informuan se do të formohet komision që do të shqyrtojë të gjithë përmbajtjen dhe do të jep propozim për korrigjimet përkatëse, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga MASH, komisioni do të ketë afat të caktuar ligjor prej 10 ditësh për të dorëzuar raport tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa më pas udhëzimet konkrete për veprim do t’i dërgohen operatorit ekonomik përgjegjës për redaktim grafik, përkthim, botim dhe shpërndarje të tekstit shkollor.

“MASH iu bën thirrje dhe trupave kompetent profesional që janë pjesë e procesit të miratimit të teksteve shkollore, që të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e përmbajtjes së teksteve shkollore të cilat përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu, në tërë procesin do të vazhdojë të jetë i përfshirë opinioni, përkatësisht qytetarët të cilët kanë mundësi të dorëzojnë komente, sugjerime dhe vërejtje për tekstet shkollore në adresën elektronike [email protected]”, informuan nga MASH.

Ndryshe, në tekstin shkollor ka pretendime të pasakta në temën “Popullsia dhe kontinentet”, por edhe, me sa duket, për përkthim të dobët të informacionit. Kështu thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”.

Si autore të tekstit janë nënshkruar Anita Angellovska dhe Glikeria Illioska. Recensentë janë Besa Havziu-Ismaili, Aneta Soklevska dhe Violeta Shurbanovska, kurse korrektuese Violeta Jovanovska-Nikovska.

Reagimin për tekstin e ka bërë edhe Shoqata e Historianëve, e cila ka reaguar për një sërë faktesh të pasakta në tekst. Ata përmendën më shumë se 12 gabime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button