Shaqiri: Nëse libri i Historisë dhe Shoqërisë ka më shumë se 30% gabime, do ta tërheqim

Në procesin e rishikimit të tekstit të Historisë dhe Shoqërisë do të përfshihemi të gjithë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe nëse vërejtjet dhe gabimet kalojnë më shumë se 30 për qind, atëherë ai do të tërhiqet nga përdorimi. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në një paraqitje të ftuar në Televizionin 24, pasi u bë e ditur se ka një sërë gabimesh në botimin e shtypur dhe elektronik të tekstit të ri shkollor për këtë temë, transmeton Meta.mk.

“Pas vërejtjeve që i kemi tashmë dhe që presim të na dorëzohen në periudhën e ardhshme, Shërbimi Pedagogjik do të kontrollojë nëse kalojnë 30 për qind. Ato mund të korrigjohen, por nëse ka 30 për qind gabime, atëherë tërhiqet”, ka thënë Shaqiri.

Ai shpjegoi se e gjithë procedura për miratimin e një teksti shkollor kalon në disa faza.

“Megjithatë, ajo që kemi në raport nuk janë të njëjtat vërejtje dhe gabime që janë bërë publike”, shtoi ministri.

Ai bëri të ditur se deri në fillim të gjysmë-vjetorit të dytë do të gjendet një zgjidhje për këtë tekst shkollor.

“Pres të gjitha komentet këtë javë dhe javën e ardhshme do të kemi një qëndrim përfundimtar”, tha ministri.

Në tekstin shkollor ka pretendime të pasakta në temën “Popullsia dhe kontinentet”, por edhe, me sa duket, për përkthim të dobët të informacionit. Kështu thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”.

Si autore të tekstit janë nënshkruar Anita Angellovska dhe Glikeria Illioska. Recensentë janë Besa Havziu-Ismaili, Aneta Soklevska dhe Violeta Shurbanovska, kurse korrektuese Violeta Jovanovska-Nikovska.

Reagimin për tekstin e ka bërë edhe Shoqata e Historianëve, e cila ka reaguar për një sërë faktesh të pasakta në tekst.

“Në të janë bërë një sërë lëshimesh, si nga ana përmbajtjesore ashtu edhe nga koncepti. Janë dhënë më shumë informacione të gabuara. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se

nëse ky tekst do të përdoret në mësimdhënie, do të shkaktojë dëme të pallogaritshme në procesin arsimor dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin e nxënësve”, thuhet në reagimin e tyre me shkrim dërguar mediave.

Ata përmendën më shumë se 12 gabime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button