Shentop në Shkup për Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke, u takua me Xhaferin dhe Ismailin

Në vigjilje të Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, sot në Shkup ka arritur kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop. Ai është takuar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me nënkryetarin, Hysni Ismaili.

Xhaferi, gjatë takimit iu referua edhe bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve, duke theksuar se Republika e Turqisë është vazhdimisht ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë, dhe në këtë drejtim kontribut të veçantë jep Oda Ekonomike e RMV-RT, MATTO.

Xhaferi theksoi se e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e suksesshëm me Republikën e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe mbi të gjitha në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak, donacionet e pajisjeve për nevojat e Armatës sonë, si dhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacionet paqësore”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Mustafa Shentop, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend vëllazëror dhe miqësor dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Turqisë, dhe gjithmonë i kushtohet vëmendje e madhe marrëdhënieve midis të dy vendeve të cilat zhvillohen në korniza multidimensionale.

“Ai u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të ndërsjellë në periudhën e ardhshme, me të njëjtin vullnet dhe sinqeritet si më parë. Kryetari Shentop iu referua bashkëpunimit të frytshëm ndërparlamentar në më tepër fusha dhe vlerësoi se është i nevojshëm thellimi i konsultimeve të ndërsjella për sfidat rajonale dhe globale. Ai uroi sukses në agjendën intensive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimeve të ardhshme me OSBE-në dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ndërsa mjaft të rëndësishëm e vlerësoi procesin e përmbylljes së institucionalizimit të Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së me formimin e sekretariatit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Ata gjithashtu thonë se Shentop ka theksuar se Republika e Turqisë mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve, Shentop u shpreh i kënaqur për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe theksoi se Turqia i inkurajon biznesmenët turq që të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi dhe Shentop u shprehën të bindur se partneriteti afatgjatë midis të dy vendeve dhe trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral edhe më tutje do të përparojnë. Në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi e pranoi ftesën e Kryetarit Shentop për të realizuar vizitë kthyese në Republikën e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button