Do të formohet ekip operativ për ballafaqim me kanosje hibride, gjendja e sigurisë stabile në RMV

Gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekzistojnë kanosje reale ndaj sigurisë së qytetarëve, konstatoi Këshilli për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës në takimin që u mbajt sot pas denoncimeve të shpeshta për bombë në shtet, njofton Portalb.

Në takim është sjellë vendim që të formohet ekip operativ për sajber siguri dhe kanosje hibride.

“Komuniteti i sigurisë dhe inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si dhe me aprtnerët ndërkombëtar nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë në këmbim të informatave dhe përvojave në ballafaqimin me kanosjet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas seancës së tretë të Këshillit për koordinim të komunitetite të sigurisë dhe inteligjencës, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Me ekipin operativ për sajber siguri dhe kanosje hibride do të kryesojë Byroja për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekipi operativ do të përbëhet nga ekspertë nga Byroja për Siguri Publike, Agjencia e Inteligjencës, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Shërbimi-Sektor për siguri ushtarake dhe inteligjencë. Është paraparë që sipas nevojës të inkuadrohen edhe institucione dhe ekspertë të tjerë.

“Detyra kryesore të ekipit operativ do të jenë vlerësimi profesional dhe rekomandimet, përpunim i minimum standardeve dhe pajosje për ndërtim të rezistencës së çdo institucioni dhe përforcim të komunikimit me opinionin në nivel ditor. Mes tjerash, është sjellë edhe konkluzion me të cilin përforcohet nga Qeveria.

Në takim kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, drejtorët e Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski dhe Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu, ndërsa si ad-hok ka marrë pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski. Seanca është thirrur me iniciativë të zyrës së Këshilli i kryesuar nga sekretarja Daniella Ilioska.

Siç informuan paraprakisht nga MPB-ja, sot pasdite në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 shkolla të mesme dhe dy fillore) është dërguar denoncim për vendosje të mjetit shpërthyes. Në një pjesë të objekteve një pjesë e kontrolleve ka përfunduar dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme, ndërsa në të tjerat kontrollet janë duke u zhvilluar.

Seancën e Këshillit për koordinim e paralajmëroi javën e kaluar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa pas denoncimeve të shpeshta për mjete shpërthyese nëpër shkolla, institucione, objekte sportive, hotele, komplekse banesore, qendra tregtare dhe në Aeroportin e Shkupit. Në të gjithë rastet është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë. Por, deri më tani s’ka kurrfarë njoftimi se kush qëndron prapa këtyre alarmeve të rrejshme që i shqetësojnë qytetarët.

Nga 26 tetori i këtij viti në SPB Shkup disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, në fillim të javës ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button