Karim Benzema pensionohet nga futbolli ndërkombëtar
Karim Benzema është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi shkaku i lëndimit, ai u detyrua që të kërkonte kohë të rikuperohej.
Mirëpo, derisa Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar pensionimin.
Ai e bëri debutimin në vitin 2007 me Les Blues, duke shënuar 37 gola në 97 paraqitje.
J’ai fait les efforts et les erreurs qu’il fallait pour être là où je suis aujourd’hui et j’en suis fier !
J’ai écrit mon histoire et la nôtre prend fin. #Nueve pic.twitter.com/7LYEzbpHEs— Karim Benzema (@Benzema) December 19, 2022