Këshilli i BE-së i miratoi konkludimet për zgjerimin dhe për Maqedoninë e Veriut

Në prag të Samitit të dhjetorit të BE-së, Këshilli ministror për punë të përgjithshme i miratoi konkludimet për zgjerimin e Unionit, në të cilat përshëndeten mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti si mirënjohje të progresit të saj në rrugën reformuese, si dhe hapat që i ndërmerr Komisioni evropian në procesin e skriningut të vendit, raporton MIA.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, në konkludime përkujtohet se nevojitet “revizion gjithpërfshirës” i legjislaturës zgjedhore, njihet përparimi i caktuar në pjesën e themeleve d.t.th. sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por kërkohen edhe përpjekje shtesë në atë plan. Këto reforma duhet të jenë të qëndrueshme dhe kërkohet përkushtim edhe nga pushteti edhe nga opozita në mënyrë konstruktive.

BE-ja thekson se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë transparencë në udhëheqjen e politikës dhe inkluzivitetit në procesin e konsultimit për negociatat me BE-në.

Sa i përket gjyqësisë, vlerësohet se një përparim i caktuar është arritur në implementimin e strategjisë reformuese gjyqësore, por përpjekje të qëndrueshme nevojiten për sigurimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalitetit të gjyqësisë. Edhe njëherë kërkohet të ndiqen edhe rekomandimet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, puna e të cilit përshëndetet.

Administrata publike, sipas BE-së, mbetet pikë e dobët ku transparenca, merita dhe përfaqësimi i barabartë janë thelbësore.

Përshëndetet edhe premtimi i Maqedonisë së Veriut të harmonizohet me politikën e vizave të BE-së dhe të bashkëpunojë në menaxhimin me rrjedhat e emigracionit, mes tjerash edhe përmes punës me Fronteks-in.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore dhe BE-ja pret rezultate të prekshme në implementimin e marrëveshjeve bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë, shtohet në konkludime.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button