Ziberi: Nëse hapet Kushtetuta, duhet të jetë për anëtarësimin në BE dhe jo të imponohen kërkesa të tjera si fshirja e 20%
Avokati i Popullit Naser Ziberi, mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV 21, theksoi se nëse hapet Kushtetua duhet të jetë kryesisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton TV 21.
Ai shtoi se nuk duhet të vendosen kërkesa të tjera si fshirja e 20% të Kushtetutës.
“Hapja e Kushtetutës si kusht për fillimin efektiv të negociatave, domethënë pas procesit të shqyrtimit dhe hapjes së kapitujve dhe më në fund një ditë përfundimi i atyre negociatave dhe anëtarësimi i plotë në BE është një çështje kapitale që besoj se nuk mundet, nuk duhet dhe nuk duhet të pengojë duke imponuar ndonjë çështje tjetër”, tha Ziberi.
Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kryeministri, pikërisht për zgjidhjen e kësaj situate, ftoi në takim lliderët e partive politike parlamentare.
Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.
- LEXO: Kryeministri Kovaçevski u ka dërguar partive ftesat për takim liderësh
- LEXO: Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”
- LEXO: Narativat anti-BE dhe pro-ruse në RMV forcohen për shkak të përçarjeve mbi ndryshimet kushtetuese
- LEXO: Kovaçevski për RTS: Është mirë që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj tjerë