SHGM: Funksionarët duhet t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër reagon ndaj raportit tejet injorant, joprofesional dhe ofendues nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit Zoran Gligorov ndaj ekipeve të gazetarëve gjatë konferencës së sotme për shtyp, njofton Portalb.
“Sot, sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit Gligorov, në fjalimin e tij para gazetarëve dha deklaratë të shkurtër ku i akuzoi transportuesit privat për bllokadë politike të qytetit dhe në fund nuk dëshiroi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve me arsyetimin se ka pasur obligime tjera. Ndaj raportit të këtillë të tij, kolegët gazetarë kanë reaguar se ata nuk kanë ardhur vetëm që t’i mbajnë mikrofonët por edhe të parashtrojnë pyetje të cilët janë me interes publik të qytetarëve të Qytetit të Shkupit.
Apelojnë se funksionarët publik duhet të përpiqen t’u japin përgjigje të gjithë pyetjeve të gazetarëve, e jo t’i injorojnë dhe ofendojnë gazetarët dhe punonjësit medial.
“Përkujtojmë se gazetarët janë zëri i opinionit dhe detyrë e tyre kryesore është të hulumtojnë dhe të parashtrojnë pyetje të cilët janë me interes publik, derisa funksionarët janë ata të cilët duhet t’u japin përgjigje atyre pyetjeve dhe të sigurojnë kushte të sigurta për ushtrim të punës së tyre.