Misioni i OSBE-së në RMV e shënoi 30-vjetorin
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë mund të ketë më shumë dëshmi nga kjo që të mund të ilustrohet suksesi juaj si vend? Ky është nder, mirënjohje për ndodhitë pozitive në vend në realizimin e angazhimeve tuaja nga OSBE-ja. Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, theksoi ambasadori i Misionit të OSBE-së në vend, Kilian Ual, në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 30-vjetorit të Misionit të OSBE-së në vendin tonë, njofton Portalb.
“Ju po e ndërmerrni përgjegjësinë në kohëra të vështira, por nuk dyshoj se do të ballafaqoheni me përgjegjësinë në mënyrë të shkëlqyeshme. Nga ana jonë, siç i thashë ministrit Osmani në takimin tonë të parë muajin e kaluar, ne në Misionin në Shkup jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi që ta mbështesim kryesimin me Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadori Ual.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani konsideron se me kryesimin me Misionin e OSBE-së e cila duhet të fillojë vitin e ardhshëm, vendi mund të japë vulë të saj dhe kontribut në realizimin e parimeve dhe angazhimeve të organizatës.
“Gjatë prezencës 30-vjeçare në vend misioni kishte rëndësi të madhe për parandalimin e përhapjes së konfliktit, implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për ndërtim të kohezionit social dhe përforcim të institucioneve demokratike dhe qeverisje të së drejtës, krahas kontributit tjetër në përmirësimin e kushteve të përgjithshme në shoqërinë tonë si tërësi”, tha ministri.
Osmani nuk mendon se prezenca e Misionit të OSBE-së është shenjë e dobësisë ose simbolikë negative. Përkundrazi, thotë Osmani, prezenca juaj është shumë e rëndësishme dhe ju jeni partner i vlefshëm në ballafaqimin me sfidat e ndryshme.
“Vlen të përmendet lista e madhe e arritjeve të misionit të OSBE-së në vend, ndërsa disa nga më të rëndësishmet janë besimi i ndërsjellë, respektimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i besueshëm, elemente të cilat janë tejet të rëndësishme për implementim të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, theksoi Osmani.
Në fund të ngjarjes janë ndarë edhe çmimet për fituesit në konkurisn publik të publikuar nga Misioni i OSBE-së në vend në bashkëpunim me Agjencinë për të Rinj dhe Sport dhe Këshillin kombëtar të të rinjve nga sfera e sigurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të rinj nga 15 deri në 29 vjeç. Fitues u shpallën Sunçica Badarovska me vizatim, Jane Baëev me video dhe Angella Petrushevska me video.
- LEXO: Ministri Osmani i prezantoi prioritetet e kryesimit me OSBE-në në vitin 2023
- LEXO: Përfundoi sesioni i tretë i Takimit Ministror të OSBE-së të cilin e udhëhoqi Osmani, në cilësinë e kryesuesit
- LEXO: Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 29 vjeçare mund të aplikojnë në Konkursin e OSBE-së
- LEXO: Maqedonia e Veriut në vitin 2023 do të kryesojë OSBE-në: Osmani prezantoi prioritetet në Vjenë
- LEXO: Shefi i OSBE-së në vend: Kam respekt të lartë për ekipet në Vjenë dhe në Shkup për kryesimin e RMV-së me OSBE-në