Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin e konkursit në M-NAV

Në seancën e 102-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u shqyrtua Raporti i M-NAV për procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kandidatëve për kontrollues të fluturimeve, është një nga pikat e rendit të ditës në seancën e 102-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana e përfaqësuesve në SH.A. M-NAV Shkup u informua se procedurat janë realizuar në përputhje me procedurat ligjore të konfirmuara, se përzgjedhja e kandidatëve, të cilët janë edhe të punësuar në M-NAV, kanë kaluar testin e përzgjedhjes sipas standardeve ndërkombëtare”, sqarojnë nga Qeveria.

Ata theksojnë që me me kalimin e testit, mund të konkurrojnë për punë edhe në çdo shtet të huaj.

“Për tetë të cilët janë furnizuar edhe me vërtetim të mjekut, i është dhënë udhëzim për punësim dhe udhëtimin e tyre për shkollim”, theksojnë nga Qeveria.

Ndryshe, Bordi Drejtues i M-NAV Shkup më 11 nëntor ka miratuar vendim që ta pranojë zgjedhjen e kandidatëve për trajnim për kontrollues të fluturimit, të propozuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Seleksionim të Kandidatëve dhe të japë udhëzime për punësimin e tyre në kohë të caktuar dhe dërgim në shkollim. Ata e kanë obliguar Komisionin që ta njoftojnë operatorin ekonomik për vendimin dhe të kërkojnë raportim për datën e fillimit të trajnimit.

Vendimi i këtillë erdhi pasi Sindikata e Kontrolluesve të Fluturimit akuzuan se tre drejtorë të “M-NAV” dhe drejtorë në Agjencinë Fahrudin Hamidi, Migjen Selmani dhe Vllatko Kërstevski, dëshirojnë ta anulojnë shpalljen për kontrollorë të fluturimit, pasi që prej 270 të paraqiturve, testin e kanë kaluar 8 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk janë “personat e tyre”, e as fëmijët e paraqitur të funksionarëve nga BDI.

Në këtë konkurs kërkohen kushte strikte, duke e pasur parasysh dhe natyrën e punës.

Megjithatë, në mesin disa kritereve që duhet t’i përmbushin kandidatët është edhe kalimi i testimit FEAST, sipas kritereve të Eurocotrol, i cili përbëhet prej disa testeve apo shkallëve dhe ndihmon ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajro (ANSP) t’i identifikojnë kandidatët më të përshtatshëm për të kontrolluar trafikun ajror.

Testimin FEAST e përdorin vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Parimi i testimi është që secili kandidat t’u nënshtrohet të njëjtave kushte dhe të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Për këtë, MNAV, ka angazhuar një operator nga Danimarka – “Gate Aviation Training’ që ta zbatojë këtë testim.

Testi FEAST përbëhet nga: FEAST I, i përbërë nga një grup testesh të aftësive njohëse dhe një test i gjuhës angleze, dhe FEAST II, ​​me dy teste më komplekse me shumë detyra që në përgjithësi pasojnë përfundimin me sukses të FEAST I. Përveç kësaj, në FEAST III, ka një pyetësor personaliteti i disponueshëm dhe përdoret nga shumë organizatat përdoruese të FEAST testimit.

Sipas Sindikatës, shumica e kandidatëve të paraqitur në këtë konkurs nuk e kanë kaluar as shkallën e parë të këtij testi.

Detaje për testimin FEAST mund të gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button